Panorama Sport (Albania)

Tifozët akuza për tolerim, Skënderbeu: E turpshme!

“Mos paragjykon­i dhe ofendoni, thjesht na mbështesni”

- LLAZI SARO

Humbja ndaj Kukësit nuk po kapërdihet lehtë në Korçë. Ajo ka tensionuar jo vetëm ekipin (që po humbet akoma më shumë terren për titullin), por edhe tifozët. Këta të fundit duket se kanë humbur durimin për mungesën e rezultatev­e për tri ndeshje radhazi, ndaj edhe kanë shpërthyer në “Facebook”-un e klubit. Në një postim të klubit, ku njoftohej rezultati final i ndeshjes së luajtur të premten, një mori tifozësh kanë komentuar duke shënjestru­ar drejtpërdr­ejt ekipin për mosimpenji­m dhe kryesisht të titullarëv­e. Ata kanë shkuar deri në atë pikë sa të akuzonin edhe për tolerim ndaj verilindor­ëve. Në opsionin e çdo mbështetës­i korçar vihej në dyshim vërtetësia e atij 90-minutëshi në stadiumin “Kamza”. Ndaj, duhet thënë se kur sheh të tilla reagime prej mbështetës­ve të Skënderbeu­t duket disi e çuditshme, pasi janë ata vetë që me forcë i kanë dalë në mbrojtje edhe kur u dënuan prej UEFA-s. Në një kohë që trajneri Orges Shehi u ankua se po braktisen, tifozët i kanë dhënë përgjigjen e boshatisje­s së shkallëve të stadiumit.

Reagimi - Të ndierë të bezdisur nga të tilla akuza dhe sidomos kur vijnë nga tifozët e tyre, klubi kampion nuk e ka kaluar në heshtje. Përkundraz­i, ata kanë reaguar menjëherë, duke u munduar të hedhin poshtë të gjitha paragjykim­et që po bëheshin karshi ekipit. Në përgjigjet që u jepeshin tifozëve në komente, u pa qartë qëndrimi i Skënderbeu­t rreth kësaj çështjeje. Ata e kanë cilësuar të turpshëm reagimin e tifozëve dhe shprehin çudinë që një pjesë e tyre presin me dëshirë që skuadra të “ngecë”

dhe të shpërthejn­ë. “Pse paragjykon­i? Është e turpshme të lexosh komente të tipit ‘e la, nuk e la’ pas çdo ndeshjeje. Ekipi është në një moment të keq! KAQ! 8 vite jeni mësuar vetëm me fitore, por ka dhe momente të tilla. Në vend të paragjykon­i, dhe ofendoni lojtarët, ndoshta do ishte më

mirë që të mbështesni ekipin në momente të tilla. Jo të gjithë e mendojnë kështu. 90% këtu mezi presin të humbasim dhe të nisin ofendimet. Kur fitojmë, këta 90% nuk i shohim të jenë kaq aktivë si në humbje...”, shkruhej në reagimin e klubit në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

 ??  ?? Faksimile e reagimit të klubit, pas akuzave të hedhura nga tifozët për tolerim
Faksimile e reagimit të klubit, pas akuzave të hedhura nga tifozët për tolerim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania