Panorama Sport (Albania)

Gatuzo rigjen Higuainin: E kapim Champions-in

“Higuain titullar me Torinon, për Ibrën pyesni klubin”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Sfida vendimtare me Olimpiakos­in në Ligën e Europës, vendimi i UEFA-s dhe merkato. Në rend kronologji­k këto janë takimet vendimtare të Milanit për gjysmën e dytë të dhjetorit, por kalendari ofron edhe ndeshjet e Serisë A. Gjithçka nis sot në ora 20:30 në “San Siro” ndaj Torinos, një ndeshje për të cilën Xhenaro Gatuzo në konferencë për shtyp u shpreh: “Nuk është një rastësi që Torino, së bashku me Juventusin janë të vetmet skuadra që nuk kanë humbur asnjë transfertë këtë sezon. Mazarri ka ndërtuar një ekip teknik dhe fizik me individual­itete të rëndësishm­e si Iago Falke. Nga ana jonë mund të luajmë edhe me dhjetë lojtarë ofensivë, sepse rëndësi ka mënyra sesi e mbulojmë fushën. Suson, për shembull, e kam eksperimen­tuar edhe në treshen e mesfushës në një formacion 4-3-3”. Për eksperimen­te nuk ka nevojë trajneri kur bie fjala te Gonzalo Higuain. Argjentina­si kthehet pas skualifiki­mit prej dy ndeshjesh dhe duket se e ka kaluar shqetësimi­n në shpinë që e pati munduar në ditët e fundit. “Gonzalo nuk diskutohet. Ai është një kampion, i cili, përveçse shembull, është dhe ndër më gazmorët e skuadrës. Mezi pret të na ndihmojë, ndaj duhet të përqendroh­et te loja ekipore dhe jo vetëm te golat. Në ditët e fundit është stërvitur rregullish­t dhe e ka kaluar atë sukses të vogël në shpinë që e shqetësoi që në ndeshjen e Ligës së Europës kundër Dudelanzhi­t”.

INTERI PRANË — Pas humbjes së Interit, me një fitore sot, Milani do ta gjente vetën vetëm një pikë larg kushërinjv­e. Në analizën e ecurisë së skuadrës, Gatuzo nënvijëzoi: “Nëse i hedh një sy aventurës sime, më duket sikur ka kaluar më shumë se një vit. Nuk ka rëndësi sa pranë Interit jemi, madje ndeshjen me Juven e shijova pa bërë tifo kundër, pasi s’jemi në garë me ta. Zikaltrit më surprizuan, sepse luajtën shumë mirë dhe me rregull ndaj një ekipi që dominon Serinë A prej disa sezonesh. Personalis­ht nuk mendoj për vendin e tretë, pasi më mjafton që te djemtë të shoh dëshirën për të fituar dhe urinë për fitore. Dëmtimet e shumta, ndryshe nga sa mund të mendohej, na ndihmuan në forcimin e grupit. Milani duhet të shkojë në Champions, nëse arrijmë si të katërtit në renditje dhe jemi pas Interit, nuk ka

problem, një pakt të tillë mund ta nënshkruaj që tani me një firmë të madhe sa tavolina”.

MONTELA, PAKETA, IBRA — Tifoz kundër mbase mund të jetë Vinçenco Montela, i cili gjatë javës kritikoi Gatuzon për mënyrën sesi e kishte gjykuar punën e tij te

Milani. Trajneri aktual kuqezi, duke folur për paraardhës­in tha: “Nuk mund t’i përgjigjem gjithkujt që polemizon, pasi kohët e fundit jam përgjigjur edhe më shumë sesa duhet mbase. Montelës i uroj çdo të mirë dhe që të gjejë një punë sa më shpejt”. Nga Montela te

merkato rruga nuk është e gjatë. Edhe në këtë aspekt Gatuzo rezervohet në prononcim kur i kërkohet të japë një mendim për blerjen e re, Lukas Paketa dhe Zlatan Ibrahimovi­çin, që mund të jetë përforcimi i radhës për ekipin e drejtuar prej tij. “Nuk kam çfarë të

them, Paketa do të qëndrojë disa ditë, do të kryejë vizitat mjekësore e do të dalë të kërkojë shtëpi. Për Ibrën vlen i njëjti qëndrim. Nuk kam çfarë të komentoj. Për të pyesni drejtuesit, unë duhet të mendoj për Borinin që i dhemb kavilja e që nuk mundem ta grumbulloj”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania