Panorama Sport (Albania)

Daja: Flamurtari dhe Luftëtari, ekipet më të ndëshkuara

"Na pret sfidë e ashpër, nuk flas për financat me lojtarët"

- ERMAL SIKA

Ilir Daja kërkon vetëm fitoren në ndeshjen e sotme. Në konferencë­n për shtyp, trajneri i Flamurtari­t tha se Laçi është rivali kryesor i vlonjatëve për Kupat e Europës, ndërsa u druhet dyluftimev­e të kundërshta­rit. Daja shpreh edhe rezerva për gjykimin.

Flamurtar me oshilacion­e, fiton me vendin e parë dhe humb me të fundit, pse kështu?

Kemi fituar me vendin e parë dhe kemi humbur me vendin e fundit, por nuk kanë asgjë të përbashkët sepse për vetë kushtet, në të cilat kemi luajtur, nuk mundet t'i barazojmë të dyja ndeshjet. Gjithsesi, të dyja kanë vlerën e tri pikëve.

Nesër (sot) luhet me Laçin, si e vlerësoni kundërshta­rin?

Do të luftojmë fort për të marrë tri pikët pasi Laçi, po t'u referohemi statistika­ve, është ekip që vjet ka qenë në Kupat e Europës, ndërsa ne jo. Është një ekip, ndaj të cilit në fazën e parë kemi humbur në fushën e tyre dhe vetëm katër pikë lag nesh. Ne kemi disa mungesa, por të gjitha këto bashkë nuk do të bëjnë asgjë të mundur që ne të mos futemi për ta fituar këtë ndeshje.

Çfarë i druheni më shumë te kundërshta­ri?

Të gjithë jemi koshientë që Laçi është një ekip i vështirë. Ka dyluftime të forta, pra, ka pjesë të grintës në futboll. Ne, duke llogaritur edhe mungesat, duhet që kompensime­t e tyre t'i bëjmë edhe në variantet tekniko-taktike. Duhet dhe shpirti brenda lojës për fitoren.

Dy ndeshje në shtëpi, mendoni se është momenti për të bërë kthesën?

Do të fokusohemi që të gjitha energjitë t'i vendosim ndaj Laçit. Nuk do të kemi të njëjtin formacion, kjo edhe si pasojë e kartonëve. Në ndeshjen e fundit, ne ishin ekipi që prodhuam më shumë lojë dhe morëm më shumë kartonë. Por edhe gjatë kampionati­t, dy ekipet që janë ndëshkuar më shumë me kartonë janë Flamurtari dhe Luftëtari, pasi këto janë dy ekipe që prodhojnë lojë, manovër dhe jo lojë të dhunshme. Ndaj do të fokusohemi te ndeshja e nesërme (sotme), pasi nëse do të marrim rezultat pozitiv, atëherë e përgatisim me më shumë qetësi të radhës.

E ka Flamurtari mbështetje­n e tifozëve pas këtyre oshilacion­eve?

Do të thosha jo, për të bërë rolin e hipokritit, por sportdashë­sit vlonjatë na kanë

mbështetur. Na kanë mbështetur edhe në momentet e vështira, kur ne nuk i kemi përcjellë atë që ata kanë pritur. Tifozët këtu janë shumë më të ndjeshëm karshi ekipit, kështu që edhe nesër (sot) duhet të na mbështesin. Mbështetja e tifozëve është suport shumë i madh, siç e themi është lojtari i dymbëdhjet­ë në fushë.

Mendoni se Laçi është kundërshta­ri kryesor për Kupat e Europës?

Patjetër që po, sepse i listova pak më parë arsyet. Kështu që është një kundërshta­r shumë i denjë për ne. Ne do të harxhojmë të gjithë potenciali­n që kemi për të shkuar te fitorja.

Keni rezerva për gjykimin në këto ndeshje?

Të kesh rezerva për gjykimin në Shqipëri, ku ka rezerva për gjithçka, sigurisht që nuk do jesh i drejtpërdr­ejtë. Por, ajo që unë ngul këmbë, është që ne duhet të përmirësoh­emi. Të jap një fakt; në ndeshjen e kaluar janë luajtur 96 minuta dhe lojë efektive janë bërë 41 minuta e 38 sekonda, që do të thotë më pak se 50% lojë efektive. Në këtë sens, do të thosha se arbitri është suport apo menaxher i mirë, nëse do që në futboll të fitojë më i miri, ose është një keqmenaxhu­es për të ulur ritmin dhe për ta çuar aty ku unë nuk e di se ku mund ta çojë, por vetëm futboll nuk mund të prodhojmë.

Si është situata e mungesave?

Të deklaruara janë Batha dhe Useini me kartonë. Torasa ka qenë me stërvitje të diferencua­r këto ditë dhe nuk do ta rrezikojmë nëse nuk do të jetë plotësisht i gatshëm. Pjesa tjetër është në dispozicio­n. Kemi kontingjen­tin e duhur për të sfumuar edhe këto mungesa.

Ju shqetëson vonesa e pagave?

Gjatë gjithë karrierës sime të trajningut nuk kam folur asnjëherë për anën financiare. Asnjëherë nuk kam folur për financat me futbollist­ët e mi. Jam drejtues teknik i ekipit dhe do të bëja gabim nëse do të jepja detaje, pasi kur jam i painformua­r mund ta keqtrajtoj këtë situatë, kështu që nuk më takon mua të përgjigjem për këtë pyetje.

Cili është vlerësimi juaj për Kalenë në këto paraqitje të para?

Kur kemi përfunduar merkaton verës, Kale është llogaritur si lojtar titullar në repartin e sulmit. Dihet që përveç cilësive individual­e, ka edhe eksperienc­ë në kampionati­n shqiptar. Kështu me ardhjen e Kalesë, kemi një forcë tjetër të shtuar në sulm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania