Panorama Sport (Albania)

Dortmundi fiton derbin, Bajerni nuk i ndahet

Kampionët e Gjermanisë kapin vendin e dytë, por Borusia nuk ndalet në Shalke

-

Bajerni i Mynihut fi toi me rezultatin e pastër derbin ndaj Nurembergu­t në "Allianz Arena" me rezultatin 3-0. Dy golat e Robert Levandovsk­it dhe Frank Riberisë mjaftuan për të marrë trepikëshi­n në një ndeshje pa shumë histori. Bavarezët tani renditen në vendin e dytë në tabelën e renditjes, vetëm 9 pikë larg skuadrës së Dortmundit që fitoi me rezultatin 1- 2 ndaj skuadrës së Shalkes në derbin e Ruhrit. Ndeshja e radhës për skuadrën e Niko Kovaçit do të jetë ndaj Hanoverit në transfertë.

PJESA E PARË - Bajerni nis mirë ndeshjen dhe sinjalin e parë e jep Frank Riberi me një gjuajte të fortë, por topi përfundon jashtë. Vetëm një minutë me vonë vjen edhe goli i parë i ndeshjes. Joshua Kimish kroson nga një goditje dënimi dhe gjen kokën Robert Levandovsk­in që shënon nga fare pranë. Goli i shpejtë sjell qetësinë në kampin bavarez që administro­n lojën me pasime të shpeshta. Miqtë mundohen të sulmojnë, por janë shumë të avashtë në inkursione­t e tyre. Kampionët në fuqi luajnë shpejt dhe Gnabri ka mundësinë të dyfishojë rezultatin, por gjermani tregohet i pasaktë në momentin e fundit. Goli i dytë vjen në minutën e 27-të. Leon Gorecka godet nga jashtë zone, por topi përplaset në traversë, duke u kthyer më pas në këmbët e Levandovsk­it që nuk e ka të vështirë të shtyjë topin në rrjetë. 2-0 dhe Bajerni siguron një avantazh të rëndësishë­m në pjesën e parë, duke shkuar në dhomat e zhveshjes i qetë.

PJESA E DYTË - Në 45 minutat e dyta loja nis me një ritëm më të vogël. Avantazhi i dy golave të Bajernit në pjesën e parë vu në gjumë skuadrën mike që u shfaq e dorëzuar. Gnabri në të 57-ën godet fort brenda zonës, por topi pritet nga portieri Bredlov që dërgon topin në këmbët e Riberisë që shënon golin e tretë për skuadrën e tij. Francezi feston si i çmendur, një festim legjitim ky pas një sezoni të mbushur me polemika. Trajneri Kovaç fillon të kryejë zëvendësim­et e para, duke hedhur në fushë mesfushori­n Koman në vend

të Frank Riberi dhe sulmuesin Sandro Vagner në vend të gjermanit Serge Gnabri. Pjesa tjetër e ndeshjes nuk sjell më asnjë zhvillim me Bajernin që fiton bindshëm me rezultatin 3-0 ndaj skuadrës së Nurembergu­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania