Panorama Sport (Albania)

Hila ofendohet si ish, Hebaj me fanellë ndryshe

-

-Stadiumi "Niko Dovana" ka pasur një pamje të bukur dje, pasi rreth 6 000 tifozë ishin të pranishëm, mes tyre rreth 1.500 tifozë të ardhur nga kryeqyteti. Ndonëse reshjet e shiut ishin të dendura, tifozët për asnjë moment nuk u tërhoqën në mbështetje të skuadrave.

-Në dallim nga lojtarët e tjerë të Partizanit, fanella e Rubin Hebajt nuk e kishte të stampuar logon e sponsorit.

-Gol i Roni Gashit e "oi peshë" stadiumin. Në fund nuk ka munguar edhe festa personale mes Gashit dhe trajnerit Shkëmbi. -Minuta 24: Tension mes skuadrave. Faull i Hilës ndaj Kallakut dhe tensionohe­n gjakrat mes Osmanit e Hilës dhe për të qetësuar vendosTras­hi, i cili mban kapitenin e Teutës të veçuar. Në këtë moment tifozëria vendëse ofendon ish-lojtarin e saj, Ardit Hila. -Vonohet Hidi për goditjet fundore dhe Gega irritohet. Proteston tek arbitri i katërt dhe shoqërohet nga vështrimi i Shkëmbit. -Dëmtohet Kamara pa top dhe mbetet i shtrirë në fushën e lojës. Trashi kërkon ta ngrejë dhe i drejtohet asistentit: "Ky ka gjithë ndeshjen që bo kështu. Me këtë do merremi ne?" -Rrebeshi i shiut nuk i ka stepur dy trajnerët që kanë qëndruar dhe drejtuar në këmbë në pistën e stadiumit.

- Pas mbylljes së pjesës së parë, tifozëria vendëse vazhdoi koret ndaj Hilës. Ky i fundit i duartroket.

- Në pushim të ndeshjes, reshjet ndaluan, por sapo ekipet dolën në fushë shiu filloi sërish.

- Shkëmbi pas pësimit të golit irritohet me mbrojtjen dhe sa nuk hyn në fushën e lojës, pasi rasti mund të evitohej me një faull taktik. -Mala humbet rastin për të shënuar golin e dytë për Partizanin, trajneri Gega gati sa nuk hyn në fushë nga nervat.

-Gega nuk është dakord me vendimet e arbitrit Kola dhe shfryhet tek i katërti: "Seriozisht e keni me këto?"

-Përfundon takimi, tifozëria mike shfryn ndaj arbitrit, ndërsa ajo vendëse e ka sërish me Hilën.

-Pas ndeshjes, Bruno Telushi ka bërë një postim thumbues në "Instagram": "Merrni ndonjë ushtri të fortë për të na ulur poshtë, ndryshe shumë e vështirë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania