Panorama Sport (Albania)

Gega: Nuk kam pengje, më kënaq barazimi në Durrës

-

Trajneri i Partizanit është treguar i hapur. Edhe pse pranoi se ndaj Teutës donte fitoren, një pikë e kënaq. Gega ka kritikuar repartin e mbrojtjes dhe sulmit, që sipas tij bënë gabime të shuma. Në "Gol pas Goli" pas ndeshjes, Skënder Gega nuk pranoi të gjykonte vendimet e arbitrit të takimit. Një barazim 1- 1 ndaj Teutës, ju kënaq?

Po, na kënaq, jemi 5 pikë para pas një ndeshje të fortë. E kompliment­oj Shkëmbin. Erdhëm për fitore. Ndeshja tregoi që kemi probleme. E filluam keq. Morëm atë që na takonte. Bëmë maksimumin.

Dyshja e qendrës, Belica- Atanda, ju kënaq në fazën mbrojtëse? Nuk janë vetëm Belica dhe Atanda në mbrojte. Secili ka pjesën e vet. Askush nuk është i pagabueshë­m. Duhet të mësohemi që te goditjet nga këndi të jemi të gjithë të ndërgjegjs­hëm. Reaguam dhe shënuam, mund të kishim shënuar sërish, por edhe Teuta luajti deri në fund fort. Si e vlerësoni ndërhyrjen e Hilës ndaj Osmanit (minuta 36)? Faull i pastër, pasi shkëputet topi. Kaq. Çfarë doni nga unë që t'iu them. Për të tjerët pyesni arbitrat. Më vjen shumë keq që më pyesni mua për kështu gjërash. Ky faull është faull. Nuk besoj se ka ndryshuar rrjedhën e lojës. Vazhdoni të mendoni që Partizani është i vetëm në këtë luftë dhe duan ta ndalin të gjithë? Bëhet fjalë vetëm për duelet sportive apo...?

Po, vetëm për duelet sportive.

Çfarë nuk shkoi sot (dje)? Nuk shkoi mirë në majën e sulmit. E filluam me Hebajn dhe Bardhin. Kishim vështirësi në kthimin mbrapa. Kjo e vështirëso­i. Në pjesën e dytë e korrigjuam. Presingu i Teutës në pjesën e parë, çfarë ndryshuat në pjesën e dytë? Besoj që mbas shënimit të golit deri në fund të pjesës së parë, filluam të vendoseshi­m më mirë. Morëm krahun me Trashin. E lidh me vendosjen e sulmuesve kryesorë. Duhet të zbrisnin më poshtë dhe të ndihmonin. Është diçka që u shfaq sot ( dje) dhe është e pranueshme. Ky ishte maksimumi. Jam i kënaqur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania