Panorama Sport (Albania)

"Fitonim nëse Sidibe do bënte faull, ja aleatët e Teutës"

-

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, në intervistë­n e dhënë për "SuperSport" pas ndeshjes me Partizanin, pohoi se ekipi i tij bëri maksimumin dhe barazimin e shikon si një rezultat të pranueshëm. Shkëmbi tregoi se kush janë aleatët e vërtetë të Teutës në Superiore.

Çfarë i mungoi sot ( dje) Teutës për të marrë trepikëshi­n?

Nuk na mungoi gjë, bëmë maksimumin për ta fituar ndeshjen. Pas golit, patëm një tërheqje, edhe për meritë të Partizanit, por jam i kënaqur nga çunat, sepse luftuan. Barazuam dhe për mua është "OK".

Bëtë për vete publikun. Çfarë premtoni duke parë ngjitjen e ekipit?

Donim që të fitonim sot (dje) për këta tifozë, që ishin të shumtë. I falënderoj. Përveç rezultatit, futbollist­ët bënë maksimumin, por edhe tifozët mbetën të kënaqur.

Te goli i pësuar, po të vendoseshi­t më mirë dhe Sidibe të ndërhynte të bënte faull taktik, mund të merrnit 3 pikët

Ke të drejtë, me një faull taktik nuk e kishim pësuar atë gol, por e dimë që futbollist­i vendos në sekonda. Ai u mundua të bënte faull, por nuk e bëri dot. Patëm raste për të shënuar, por nuk kishim fat ose edhe për meritë të Hoxhës. Por, të mos harrojmë, luanim kundër një ekipi si Partizani dhe është e vështirë për ta mundur.

Si e vlerësoni ecurinë e Roni Gashit?

Më bëhet qejfi për Gashin, ashtu si për Kallakun. I kemi marrë me besim, që të jenë edhe investim për klubin. I kemi marrë të jenë të rëndësishë­m për Teutën në këtë kampionat. Çfarë do i ndryshonit kësaj ndeshjeje nëse do mundnit? A biseduat me Osmanin pas nervozizmi­t me Hilën? Kësaj ndeshjeje nuk do i ndryshoja asgjë, ndoshta duhet ta rishoh. Futbollist­ët bënë maksimumin sot. Pësuam gol, reaguam, patëm raste, por nuk shënuam dot. Futbolli kështu është. Tani ngelet ndeshja e radhës dhe të shkojmë për të fituar. Osmanit nuk i fola asgjë, sepse e pashë që ishte qetësuar.

Latif dhe Kamara lanë për të dëshiruar në efikasitet­in në momentin e fundit

E drejtë, por për këtë problem është pak e vështirë ta zgjidhësh, pasi cilësia e futbollist­ëve është kjo që është. Jam i kënaqur me ta, edhe pse ju keni të drejtë që duhet më shumë cilësi te zona kundërshta­re. I shoh që japin maksimumin.

Gega një ditë para ndeshjes tha “Nuk e dija që e kishin kaq frikë Partizanin”. A ka aleatë Teuta? Aleatë ka. Sot për fat të mirë ishin tifozët. Deri tani ka tifozët, presidenti­n, sponsorët. E kemi treguar kush janë aleatët nga ndeshja në ndeshje, edhe sot (dje).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania