Panorama Sport (Albania)

Mesfushori Edon Hasani: Derbi si peng, te Tirana presion i madh

-

Edon Hasani ishte lojtari që hapi serinë e golave për Tiranën. Shkodrani ktheu në gol penalltinë e marrë nga Sentamu. Pas ndeshjes, ai foli për fitoren e parë pas tetë javësh kampionat. "E rëndësishm­e është që fituam. Duhet të shohim në vazhdim dhe t'i marrim ndeshjet një e nga një. Të gjithë e dinë se situata është e vështirë për momentin", është shprehur në fillim Hasani. Mesfushori foli edhe për penalltinë që ekzekutoi në fillim të takimit. "Duke qenë se ishte një ndeshje delikate, ndoshta dhe goditja nuk ishte e pastër. Rëndësi ka që morëm 3 pikët. Kishte pak presion, edhe sepse ishte goli i parë. Do kemi një javë qetësi, por na pret një ndeshje e vështirë në Laç. Do synojmë pikë të plota, ashtu si edhe me Flamurtari­n, që të ngjitemi sa më lart në renditje", ka vazhduar më tej shkodrani. Mesfushori u kthye tetë ditë më parë, në momentin e golit të Partizanit, ku ai humbi topin. "E pranoj se e humba topin, por më vjen keq. Duhej evituar ai gol, por për fatin e keq u ndëshkuam. Të them të drejtën ,u ndie dhe te goditja që kishte pak presion. Normalisht që te Tirana dhe te Vllaznia ka presion se janë ekipe me tradita dhe që kanë tifozëri të zjarrta. Gjithsesi, te Tirana ndihet më shumë. Duke mos pasur dhe rezultate presioni shtohet, pasi edhe tifozët nuk janë mësuar me këto pozita. Kemi qenë në 5 ndeshje në avantazh 1-0 dhe na është përmbysur rezultati. Kemi marrë vetëm 2 pikë në këto 5 ndeshje. Është e çuditshme dhe të vjen keq", ka mbyllur Edon Hasani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania