Panorama Sport (Albania)

Nica: Ekipi nuk e mori seriozisht, dhuruam gola

-

Trajneri i Kastriotit, Stavri Nica, kritikon lojtarët e tij që ishin të pavëmendsh­ëm. Për "Gol pas Goli" në "SuperSport", Nica pranoi se skuadra e tij nuk ka shumë cilësi, e cila duhet që Kastrioti të qëndrojë në Kategorinë Superiore. Nica foli edhe për qëndrimin në kategori dhe javët e ardhshme të Superiores...

Profesor, humbët një ndeshje me një kundërshta­r direkt? Golin e parë e dhuroi portieri dhe skuadra humbi besimin. Skuadra mori përsipër më shumë taktikën individual­e dhe jo si skuadër. Ekipi sigurisht që tregoi shpërqendr­im dhe nuk e kishin marrë shumë seriozisht dhe diskutohej gjoja se Tirana kishte probleme. Por kanë cilësi brenda. Cilësitë e lojtarëve të Tiranës e zgjidhën ndeshjen. Sa ju shqetëson fakti që pësoni gol nga çdo goditje që shkon në portë?

Unë e kam thënë gjithmonë që mora përsipër të marr një skuadër në këtë nivel. Nuk mund të veprohet kështu. Unë po e ngre zërin, por nuk kalohet kjo situatë me lojtarë të Kategorisë së Parë. Klubi duhet të shpenzojë që të ngrejë nivelin e skuadrës.

Çfarë ndodhi sot, mendoni se është mungesë e cilësisë apo eufori?

Unë i përmenda këto të dyja. Menduan se e siguruan qëndrimin, por nuk kemi luksin e lojtarëve që na zgjidhin probleme. Shoh probleme në mbrojtje dhe në sulm. Na duhen lojtarë më cilësorë që të rivalizojm­ë në kampionati­n tonë, i cili është i fortë dhe i egër. Besoj se do ta realizoj qëllimin tim.

Skuadra nuk ishte e grupuar…

Kjo që thatë është shumë e saktë. Është një agresivite­t, kur nuk je shumë në nivel, duhet të jesh më shumë agresiv dhe i disiplinua­r taktikisht. Pati lajthitje nga lojtarë të veçantë, duke lënë pozicionet dhe të merrnin përsipër taktikën individual­e.

Pas kësaj humbjeje, si është lufta për mbijetesë?

Unë mendoj për të gjitha skuadrat që kanë vështirësi, duhet të jemi me "këmbë në tokë", niveli edhe te ne dhe te skuadrat e tjera duhet rritur në taktikën individual­e. Duhen lojtarë më cilësorë dhe unë këto ekipe i shikoj të vështira të marrin pikë. Kush e zgjidh qesen mund ta zgjidhë këtë situatë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania