Panorama Sport (Albania)

Mema: Fitore për tifozët, listën e merkatos e kam dorëzuar

Trajneri, i bindur se skuadra do të nisë marshimin në kampionat

-

Ardian Mema më në fund mund të marrë frymë i qetë. Në javën e nëntë si trajner merr fitoren e parë. Meritë kjo edhe e Kastriotit që nuk goditi një herë portën. "Në Gol pas Goli", trajneri i bardhebluv­e rrëfeu gjithë takimin me krutanët. Dy fjalë për zëvendësim­et. Nuk munguan as komentet për sa i përket merkatos së janarit. Në fund tekniku Mema ka zbuluar se kjo fitore u dedikohej tifozëve të Tiranës. Ja intervista e plotë me Ardian Memën. Kjo fitore vlen më shumë se 3 pikë?

Do të thosha që po. E kam pritur këtë fitore disa ndeshje më parë. Fitorja nuk vjen rastësisht. Edhe pse fituam 4-0 sot( dje), kemi pasur momente kur kemi qenë nervozë. Mendoj se rezultati thotë gjithçka.

Sa e ndihmon Tiranën goli i shpejtë?

I kemi pasur mundësitë edhe në ndeshjet e tjera që të shënonim më shpejt. Ekipi tregoi një forcë karakteri. Ka qenë gjatë gjithë kohës në ekuilibër. Ana psikologji­ke ka qenë më ndryshe gjatë shënimit të golit. Ndeshjet me Partizanin lënë shenja në ekip. Kam qenë nën tension. Ndërrimi i Grecës me Mavejenë

E përforcova mesin e fushës, kundërshta­ri po na sulmonte dhe po krijonte raste. Mendova të fus 2 lojtarë në linjën e sulmit dhe mesfushorë. Këtë skemë e kemi aplikuar dhe më parë, ndaj mendova që ta aplikoja dhe sot(dje).

A ndikon fitorja në objektivat e merkatos. A tërhiqeni nga dëshira për të pasur një sulmues të mirë. A i keni dhënë mundësinë Xhafës që të thotë "jo" kur ju nuk jeni i qetë?

Kemi pasur momente gjaknxehtë­sie, por gjëja e parë që trajneri duhet të mësojë është të jetë më i qeti në stadium. Kjo ndeshje nuk ndikon fare në merkato. Realisht po kërkojmë futbollist­ë. Nuk mund t'ua them pozicionet.

Sa për qind e kësaj skuadre vlen për atë skuadër që keni në kokë?

Unë nuk jap informacio­ne të kësaj natyre. Janë informacio­ne "top-secret". Unë kam biseduar me presidenti­n dhe përgjegjës­it e klubit që duhet të marrim lojtarë të tjerë. Kjo i bën mirë grupit, rrit konkurrenc­ën. Ka hapësira për çdo njeri. Futbollist­ët kanë mundësitë e tyre për t'u shprehur. Nëse në një ekip vendosen 10-12 veta që luajnë dhe pjesa tjetër duket sikur kanë lenë sportin, kjo nuk është pozitive.

A jeni më të qetë pas kësaj fitoreje?

Unë shoh që ju të "SuperSport­it" jeni më të gëzuar për mua. (Ishte thjeshtë batutë.) Çdo fitore të gëzon. Shpresoj që të ketë kthyer disi kjo anë psikologji­ke. Ishte thjesht vetëm një ndeshje. Nëse nuk përqendroh­emi, do na rikthen gjërat mbrapsht. Duhet të jemi të kujdesshëm, ndeshjen tjetër e kemi në Laç. Nesër fillon puna kundër Laçit.

A keni dedikim për këtë fitore?

Të them të drejtën, nuk e kam menduar. E mendoja këtë fitore në një ndeshje tjetër. Gjithsesi, ua dedikoj tifozëve të Tiranës. Presin shumë nga ne. Nuk mund të themi dot më tepër. Është thjesht një ndeshje radhe e fituar. Nëse nuk u kthehemi gjërave siç duhet, ky ekip do ketë probleme, nuk diskutohet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania