Panorama Sport (Albania)

“Hajde kalçeto!”, trajnerët shou pa tifozë

Errësohet në #$ minutat e fundit, hapet impianti i ndri%imit

-

Edhe pse u thumbua dy javë më parë me Skënderbeu­n, Ardian Mema nuk e heq vesin, duke ngacmuar lojtarët në lojë. Ndonëse pak më i moderuar këtë ndeshje, për shkak të presionit më të ulët që kishte sfida, edhe këtë herë batutat e tij janë në seri. Si fillim e nisi me djalin e Refik Halilit, që sipas tij po luante poshtë. "O Grent më sipër, më sipër....". Nuk kishte si të mos mungonte edhe fjalia për kapitenin Erando Karabeci, i cili ishte një nga më të ngacmuarit. "O Erando vazhdo lojën tashi..., mos repliko". Nga fjalët nuk shpëtoi as Sentamu që në fillim po bënte mirë. "Sentamu është bërë si mbrojtës i djathtë", i drejtohet Memastafit. Në pjesën e dytë, pasi Sentamu mori karton të verdhë, sërish trajneri i bardhebluv­e iu kthye ndihmësve të tij Q Sa i thashë që të ruhej nga kartonët".

Nuk kishte si të mungonin në repertorin e trajnerit edhe dyshja Greca- Doka. Gjatë gjithë kohës, Mema e fiksoi mesfushori­n Q "O Greca shif topin, shif topin", ndërsa Dokën herë e këshillont­e e herë drejtonte. "O Albi merre topin e shtyje këtej" dhe "kënaqu se është loja 3- 0". Në një moment kur anësori i Tiranës, Bedri Greca, ishte bosh, i bën me duar dhe këmbë gardianit bardheblu. "Portier, Alesio, o Alesio, këtej".

Nuk ngelej më pas Stavri Nica. Në shumicën e rasteve e kishte me Domgjonin dhe Bardhin me këtë të fundit që gjatë pjesës së parë e "n < iu". "Shko ej presoje", apo "O Domgjon lëviz". Në një moment kur Tirana n < ori topin në anësore për shkak të një

dëmtimi të një futbollist­i në fushë, Bardhi ngatërrohe­t dhe e nis lojën me një goditje dënimi, por gjyqtari e informon se është anësore, por batuta e Nicës për lojtarin e tij është epike Q "O lojtar lagjeje aut, aut. Hajde kalçeto, kalçeto".

Stadiumi ka qenë bosh për shkak të dënimit që kish marrë Tirana nga Komisioni i Disiplinës tri javë më parë.

Edhe po të ishte kohë e mirë, do të ishte luajtur pa drita, në 20 minutat e fundit të sfidës mes Tiranës dhe Kastriotit u ndezën projektorë­t e "Selman Stërmasit", pasi shikueshmë­ria po ulej ndjeshëm në fushën e lojës.

Si ndeshje pa tifozë, një nga të vetmit persona të njohur ishte këngëtari tiranas, Pajtim Struga. Shumë pak personalit­ete me një ndeshje shumë të vakët.

Duke e ditur që ishte rezervë, Ilion Lika as i kishte veshur fare këpucët me taka.

Marvin Turtulli është futur pa n <ehmje fare në fushën e lojës, në momentin që Atinga la fushën e lojës i dëmtuar.

 ??  ?? Tribuna qendrore gjatë ndeshjes së djeshme
Tribuna qendrore gjatë ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania