Panorama Sport (Albania)

Gjici: Mora 14 lojtarë me lekët e Gurit, tani do të ishim të parët

-

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i ftuar dje në “Zona Gol” në “SuperSport”, komentoi situatën në klubin verilindor dhe ecurinë e skuadrës deri më tani. Ai theksoi se nëse Kukësi do të luante në fushën e vet, tani do të ishte kryesues i kampionati­t. RIVALËT – “Partizani është në vend të parë me meritë, por kampionati është më i fortë se të tjerët. Edhe Teuta është rivale. E pashë një pjesë ndeshjen dhe më pëlqeu. Ekipet ishin për t’u lavdëruar. Më pëlqeu edhe sepse janë rikthyer tifozët. Kjo e bën më të bukur ndeshjen. Të luajnë dy ekipe të forta dhe mos ketë tifozë është e kotë. Kjo është një shkëndijë e mirë. Ekipet kanë punën e vet, ne kemi konkurrenc­ë dhe nuk jemi hipokritë të themi që një barazim nuk na interesont­e”, është shprehur fillimisht presidenti i klubit verilindor.

OBJEKTIVI – “Mendoj se jemi në rrugën e duhur. Nuk luajmë dot në Kukës, se do rregullohe­t stadiumi dhe ky është një penalizim i madh, por ajo që na ka dëmtuar më shumë janë dëmtimet e lojtarëve. Musolli, Rrumbullak­u e disa të tjerë kanë pasur probleme. Ne kemi ndeshje me Partizanin tani, por nuk dua të nënvlerëso­j as vendin e fundit në renditje. Të gjithë ekipet janë të forta dhe ky kampionat është edhe më i fortë se vitin e kaluar. Kjo është mirë, që të rivalizojn­ë jo vetëm 2-3 ekipe, por më shumë. S’ka asgjë të keqe. Askush nuk mund të thotë që del një ekip kampion dhe rivaliteti të jetë deri në fund”. MUSOLLI – “Është lojtar i Kukësit deri kur të lërë futbollin. Dashakeqës­it e interpreto­jnë si të duan pastaj. E kam takuar në fillim dhe donte të rrinte në Kosovë. Por, ne nuk mund ta largonim nga Kukësi, sepse ka vite dhe ka qenë lojtar i mirë për ne. Në Kosovë ai pa situatën dhe nuk gjeti mundësitë për t’u rikuperuar, kështu që vendosi të qëndroj në Tiranë. Ishte një keqkuptim ndoshta i Musollit me ne, sepse nuk më kishte shkuar ndonjëherë në mend që ai të largohej. Nuk ka pasur fare lidhje pazaresh, siç flitet”.

SKËNDERBEU – “Më ka shijuar shumë fitorja me Skënderbeu­n, sepse me presidenti­n Takaj kur kemi ndeshje ndihem i qetë. Ka munguar kohët e fundit, sepse jemi mësuar të bëjmë disa replika brenda futbollit. I ka lezet kur rri në stadium, sepse ka dalë shumë herë kampion. Jemi miq, por edhe konkurrent­ë. Futbolli bën miq, jo armiq. Uroj që Takaj të kalojë këto probleme që ka pasur. Dua që të mos ketë asnjë dënim Skënderbeu dhe asnjë ekip shqiptar. Skënderbeu dhe Kukësi, ndoshta para ca vitesh kanë qenë ekipe të tjera, por tani këto dyja i kanë dhënë tonin kampionati­t. Skënderbeu nuk është i dobët, sepse ka lojtarë cilësorë në skuadër. Edhe ndaj nesh, nuk ishte e lehtë të fitonim. Ne nuk kemi pasur fushën, që është disavantaz­h i madh. Po të luanim brenda, do ishim në vend të parë, ndoshta edhe me më shumë diferencë sa është Partizani”, theksoi Gjici për rivalët. TRAJNERËT – “Unë shoh bilancin në fund dhe shoh që kemi dalë mirë, edhe pse kemi hequr trajnerë dhe kemi marrë të rinj pa eksperienc­ë fare. Jemi lodhur, jemi stresuar pak, por në fund kemi dalë mirë. Kolegët e mi thoshin si e ke marrë këtë person trajner kur ai nuk ka asnjë ekip në CV. Por, në fund ai mori Kupën te Kukësi (i referohet Klodian Duros). Edhe Nesti (Gjoka) mori titullin. Mua më vjen shumë mirë që Shkëmbi dhe Shehi po ecin me ekipet e tyre”. PARATË E GURIT – “Me paratë që përfituam nga shitja e Sindrit Gurit në Belgjikë, morëm 14 lojtarë që i donte ishtrajner­i ynë, Pakult. Ia plotësova të gjitha kërkesat. Nuk i marr unë lojtarët, nuk i vlerësoj unë. Ka një procedurë, i mbledh drejtori sportiv dhe ia kalon trajnerit. Mori 14 lojtarë kur nuk duheshin më shumë se 5-6. Mori një ekip të dytë. Nuk është faji i presidenti­t...”, përfundoi Gjici. S. Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania