Panorama Sport (Albania)

Gjoka dhe Plaku: Fitore me çdo kusht, shmangim krizën

-

Barazimi ndaj Laçit mund të shërbejë si motivim ekstra për Kamzën, e cila do të ketë përballë një rival në zonën e ftohtë të klasifikim­it. Kryeqyteta­sit u kanë dhënë fund përgatitje­ve para sfidës me bluzinjtë. Në prag të kësaj sfide, e cila ishte programuar për të nisur në 14: 00, por është afruar nga FSHF në 13:30 për shkak të kushteve atmosferik­e dhe errësimit të shpejtë, përpara mediave kanë dalë trajneri Gjoka dhe kapiteni

Plaku. TRAJNERI - Në fjalën e tij, Gjoka ka pranuar se situata e vështirë e ditëve të fundit te Luftëtari mund të ketë pasoja. "Futbolli ka treguar se situata të tilla edhe mund të ketë. Në futbollin shqiptar gjërat nuk shkojnë gjithnjë mirë. Çdo skuadër ka krizat e saj. Sigurisht që ne besojmë te fitorja dhe për këtë kemi punuar gjatë gjithë kësaj kohe, që ta lëmë pas këtë krizë rezultates­h, për të marrë fitoret e për të mbushur atë gropë të madhe të krijuar gjatë javëve të shkuara. Në futboll ka pasur raste kur skuadrat kanë thënë se kanë probleme dhe më pas janë treguar mjaft të rrezikshme. Ky për ne është mësim dhe jemi të përqendrua­r totalisht te kjo ndeshje dhe tek ajo që ne kërkojmë të bëjmë. Të gjithë ne, stafi teknik dhe vetë lojtarët, jemi të fokusuar që të arrijmë suksesin me çdo kusht sepse kemi nevojë për më shumë oksigjen dhe për më shumë pikë", është shprehur fillimisht trajneri i Kamzës. Ai ka shpjeguar edhe presionin që kushtëzon renditja. "Në futboll gjatë gjithë kohës ka presion. Ne do të ecim përpara dhe sa më shumë të ecim përpara aq më shumë do tregojmë se kemi karakter dhe dinjitet si skuadër", ka vijuar Gjoka. Më tej, numri një i pankinës së Kamzës ka komentuar edhe rivaliteti­n në fund të tabelës. "Gara për mbijetesë do të jetë shumë e fortë dhe shumë e gjatë ku do të luftojnë katër skuadra", ka deklaruar Gjoka. KAPITENI - Sebino Plaku, gjatë fjalës së tij, ka shprehur pakënaqësi­në që gjendet në një situatë mosshënimi të golit. "Nuk do doja të kisha ndjesinë e mungesës së golit. Më tepër ndiejmë situatën që po kalon ekipi ynë. Po shënuam gola, do vijnë edhe pikët. Kemi pësuar shpesh dhe nuk kemi pasur mundësi të rikuperojm­ë. Urojmë të kemi stabilitet dhe më tepër përqendrim në të gjitha repartet. Nuk ka diferenca në kampionati­n tonë dhe është rritur niveli. Këtë e thonë statistika­t, ecuria e klubeve tona në Europë. Luftëtari është një ekip që ka tri vite në Superiore dhe ka pasur një ecuri të mirë. Luajmë në shtëpi dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Shtëpia jonë duhet të jetë më e zjarrtë për çdo ekip. Sigurisht që ekipi ynë luan për fitore", deklaroi Plaku. A. Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania