Panorama Sport (Albania)

Lojtarët në vëzhgim, provë karakteri për Luftëtarin

-

Lojtarë që kanë kërkuar largimin prej rrogave të pa marra, të tjerë që janë "mbytur" prej premtimeve të menaxherëv­e apo avokatëve të ndryshëm se mund të zgjidhin kontratën me Luftëtarin. Situata kritike te bluzinjtë vazhdon dhe në këtë moment janë skuadrat e tjera që kontaktojn­ë futbollist­ët për t'i joshur, paçka se të ardhmen e tyre e ka në dorë vetë klubi gjirokastr­it. Kjo javë ka qenë ndoshta më e vështira për trajnerin vlonjat, Gentjan Mezani, që kur mori drejtimin e Luftëtarit. Drejtuesit duket sikur e kanë braktisur skuadrën, ndërsa futbollist­ët mezi presin të mbyllet faza e dytë dhe t'i japin drejtim situatës. Mirëpo, për të zgjidhur kontratat e tyre nuk është aspak e lehtë, edhe pse ndonjë prej lojtarëve vijon të "kërcënojë" klubin. Në këto kushte, ku për anën teknike është e vështirë të flasësh, Mezani është munduar të punojë me tepër me anën psikologji­ke me secilin futbollist. Sot ndaj Kamzës ata kanë një provë karakteri, sepse së pari duhet të luajnë për veten e tyre, pasi janë nën vëzhgim nga të gjithë për faktin se si do të reagojnë pas ditëve të trazuara. Është në nderin e tyre që të qenë dinjitozë, pasi janë profesioni­stë. HESHTJA - "Çfarë të themi, pyesni presidenti­n?". Këto janë fjalët që dëgjon nga lojtarët kur i pyet për situatën në skuadër në prag të ndeshjes së sotme me Kamzën. As trajneri Gentjan Mezani nuk ka preferuar të flasë, ndërsa dje skuadra u grumbullua në Durrës. Duket se përplasja e aksionerëv­e të klubit ose ndoshta kapriçot e momentit mes tyre po e çojnë Luftëtarin në një prej momenteve më delikate. Sa i përket ndeshjes së sotme, përveç Behar Ramadanit të pezulluar, do të mungojë edhe Lejdi Liçaj, i cili ka dalë jashtë planeve të stafit teknik dhe gjithashtu klubit, teksa pritet vetëm prishja e kontratës. Ndërkohë në seancën e djeshme ka munguar zv. trajneri Pakualeti, i cili ka marrë leje në klub për probleme personale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania