Panorama Sport (Albania)

Burreli ndal Erzenin, Plori “asist” Vllaznisë

- Dritan Kurti

Erzeni bie pas 5 javësh. Edhe pse nuk e njihnin humbjen që prej 20 tetorit, shijakasit humbën në “Liri Ballabani”. Skuadra e Elvis Plorit merr një trepikësh shprese për mbijetesën dhe në të njëjtën kohë i jep një “asist” Vllaznisë (që me ndalesën e rivalit ka shansin që të shkojë +7, gjithnjë nëse fitojnë sot përballë Dinamos). Një gol i Mateo Levendit në të 50-ën ka “vulosur” këtë duel dhe i ka dhënë një fitore të çmuar Burrelit, që shkon në kuotën e 12 pikëve, pas 12 javësh të zhvilluara. NDESHJA – Loja ka nisur me vendësit shumë të kujdesshëm që të mbanin larg zonës së tyre kundërshta­rin. Madje, ia dolën më së miri, pasi gjatë gjithë kësaj pjese, Erzeni nuk mundi që ta vinte në asnjë moment në rrezik portën e mbrojtur nga Selaci. Matjanët, edhe pse ishin me forca të shumta në prapavijë, nuk lanë pas dore presingun dhe hera-herës u munduan që të zinin në befasi kundërshta­rin me atë të kundërsulm­eve. Por rastet e Ajazit, Farrukut dhe Levendit nuk u finalizuan siç duhet dhe për pasojë skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultatin 0- 0. E dyta rinisi me Burrelin në sulm, madje për minuta me radhë portieri Vata u vendos në provë. Edhe pse bëri mirë në disa momente, në të 50- ën nuk ia doli dot. Met’hasani ekzekutoi një goditje dënimi drejt zonës mike dhe gjeti Ujkajn, ky i fundit uli topin me kokë në të djathtë ku ishte i pozicionua­r Levendi, i cili gjuan fort drejt portës dhe zhbllokon shifrat në 1-0. Entuziazmi në shkallët e stadiumit ishte i madh, por goli nuk e ndali hapin e vendësve, të cilët kërkuan me ngulm dyfishimin e rezultatit.

Rasti më i pastër i humbur ishte ai i minutës së 68-të, kur Levendi edhe pse ndodhej pak metra larg portës mike, nuk shënjestro­i siç duhet dhe topi përfundoi vetëm jashtë. Rasti i vetëm i miqve me anë të Gjokës në minutën e 79të, kur lëshoi një predhë në distancë. Por mendoi Selaci që t’i thotë “jo” golit të barazimit. As katër minutat shtesë të dhëna nga gjyqtari i katërt nuk i dhanë shpresë Erzenit dhe për rrjedhojë gjithçka mbyllet 1- 0 në favor të Burrelit, të cilit edhe pse mbetet në vend të parafundit, i shtohen shpresat për të shpëtuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania