Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja rigjen fitoren, ndaj Veleçikut mjafton një penallti

- Bashkim Ramekaj

Veleçiku del i humbur nga “Reshit Rusi”, i cili dje kishte 3700 shikues. Besëlidhje­s i ka mjaftuar goli i shënuar nga pika e bardhë e penalltisë prej Omar Kamarasë për të marrë këtë trepikësh që i mban ende në vendin e 5-të. Ndeshja ka shfaqur dy tablo; nëse në të parën ishin koplikasit ata që dominuan, e kundërta ngjau në 45 minutat e dyta. Edhe skuadra e Dulit kishte shansin që të barazonte 10 minuta pasi pa vetën në disavantaz­h, megjithatë kapiteni Besard Çokaj nuk u tregua i saktë përballë portierit Bajri. Takimi ka filluar me koplikasit në sulm. Toma dhe Banushi janë shfaqur rrezikshëm në të 12-ën dhe 27-ën, por pa shënjestua­r kuadratin. Miqtë janë kundërpërg­jigjur me Hoxhën në të 38-ën, por Vjerdha i ndodhur në pozicion shmang rrezikun. Një minutë para përfundimi­t të kësaj pjese, Lami për koplikasit ka goditur fuqishëm në drejtim të portës së Bajrit, por ky i fundit ka grushtuar duke u mohuar golin vendësve. E dyta nis me Besëlidhje­n që i afrohet ndjeshëm zonës së Veleçikut. Pas përpjekjev­e Kamarasë, në të 59-të sulmuesi E.Hoxha merr krahun e djathtë dhe depërton në zonë, aty ku i ndërhyn fuqishëm mbrojtësi Hoxhaj i Veleçikut. Kryesori Xhemalaj nuk heziton dhe sinjalizon për penallti. Ka kontestime, por vendimi nuk ndryshon. Ekzekuton Kamara dhe nuk gabon, duke çuar shifrat në 0-1. Koplikasit nuk pajtohen me rezultatin dhe në të 75-ën është Toma që rrëzohet brenda zonës dhe këtë herë 11-metërsh për pritësit. Gjuan kapiteni B.Çokaj, por gardiani Bajri, pasi i kupton krahun, e pret në dy kohë. Besëlidhja është treguar më këmbëngulë­se në minutat e mbetura, duke mbrojtur me fanatizëm fitoren.

TRAJNERI- Besnik Duli, trajneri i Veleçikut, pas ndeshjes u shpreh: “Ne vinim me mungesa, por gjatë ndeshjes na u dëmtua edhe braziliani Aleksandre. U ndëshkuam nga një penallti të dyshimtë. Ndërkohë që ne humbëm nga pika e bardhë. Nga mënyra si u zhvillua loja, ne meritonim barazimin”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania