Panorama Sport (Albania)

Lushnja super, nis presionin

Verdhejesh­ilët ngjiten në vendin e 3-të, rrogozhina­sit mbeten mbrapa

- ALBAN ALUSHI

Lushnja vijon marshin e fitoreve. Fiton me përmbysje ndaj Egnatias, e kalon në tabelë dhe pozicionoh­et e treta. 12 pikë të plota në katër ndeshjet e fundit për Ilir Gjylën që kapërcen pesë vende në tabelë, duke u rreshtuar mes pretendent­ëve të Superiores. Në një “Roza Haxhiu” me dyer të mbyllura falë një pjese të dytë të jashtëzako­nshme, golat e Allkanjari­t dhe Alushit përmbysën avantazhin e Karakaçit në pjesën e parë. Lushnja fiton edhe pa kapitenin Sefa, mungesa e parë për të, që nuk ia doli pas një problemi muskulor. NDESHJA

Pjesa e parë nis me një goditje me kokë të Bazes, por topi përfundon jashtë. Më pas është Egnatia që luan më mirë dhe krijon dy mundësi. Fillimisht, në minutën e 25- të është Canka që godet jashtë zonës lushnjare. Pesë minuta më vonë, topin e krosuar nga Ruço, Karakaçi e kthen me kokë jashtë kuadratit. Në minutën e 37-të, Lushnjës i krijohet një rast i jashtëzako­nshëm me Allkanjari­n, që përballë Haremit godet jashtë. Një minutë më vonë, Lushnja e pëson. Ruço dhe Karakaçi luajnë bukur dhe ky i fundit me një goditje të saktë shënon në portën e Bejtes. Skuadra e Ilir Duros vijon të luajë mirë dhe në shtesë Egnatia mund të kishte dyfishuar. Canka godet fort përballë Bejtes, por portieri lushnjar ndërhyn shpejt, duke bllokuar topin. Pjesa e dytë është një tablo tjetër. Lushnja, edhe pse është pa Sefën, arrin të krijojë epërsinë që i mungoi në pjesën e parë. Në minutën e 65- të Rexhepi rrezikon autogolin. Tre minuta më vonë, Allkanjari barazon rezultatin. Sulmuesi lushnjar devijon saktë me kokë një krosim të përpiktë të Renato Dervishit. Lushnja fiton bukuri dhe vijon presionin. Në një ndeshje shumë të ndjerë dhe të luftuar, skuadra e Gjylës përmbys shifrat. Alushi i shkëputet mbrojtjes, zotëron topin dhe përballë Haremit devijon saktë në rrjetë. Lushnja është në avantazh. Egnatia përfshihet nga tensioni dhe Karepi, pa hyrë mirë, del me karton të kuq. Në minutën e 89-të, Ademi humbet golin e tretë për vendësit. Në një pozicion shënimi, futbollist­i lushnjar nuk realizoi as goditjen drejt portës. Lushnja fiton 2-1! Me katër fitore radhazi janë kaluar pesë skuadra dhe para Lushnjës kanë mbetur Besa dhe Bylisi.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania