Panorama Sport (Albania)

Tripletë e Ilirisë, Vora mbetet në fund

-

Fushë-krujasit rikthehen te fitorja pas dy humbjesh. Ata kanë triumfuar ndaj Vorës në “Redi Maloku” në një takim shumë të rëndësishë­m për sa i përket luftës për 5-shen e parë. Një 3-pikësh që e ngjit Ilirinë në vendin e 7-të, ndërsa vorakët mbeten në vendin e fundit. Një sfidë ku vendësit nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren, duke shënuar dy gola në pjesën e parë dhe një në të dytën. Nga ana tjetër, Vora realizoi golin e nderit në minutat shtesë. NDESHJA

Vendësit e kanë nisur takimin në sulm dhe ka qenë Turkaj që në të 9-ën me kokë ka rrezikuar portën vorake, por ka pritur portieri Mehidri. Goli nuk vonon dhe vjen në të 13-ën. Pas një goditjeje këndi, topi kalon në këmbët e Dulos, i ardhur nga qendra e mbrojtjes, dhe 12 metra larg nga porta godet fluturimth­i dhe 1-0 për Ilirinë. Fushë-krujasit kontrolloj­në lojën, ndërkohë miqtë në të 27-ën mund të kishin rrezikuar me anë të Mziut, që futet bukur në zonë, por aty bllokohet nga mbrojtësit kundërshta­rë. Vorakët pretendojn­ë një 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi kryesori që vazhdon lojën. Në të 37- ën, Turkaj i Ilirisë shfrytëzon bukur një top të gjuajtur nga Zuna, por pret portieri. Topi kthehet dhe Turkaj e dërgon në rrjetë, 2-0. Këtu mbyllet dhe pjesa e parë. Në të dytën shfaqet një tjetër Vorë. Mziu dhe Sejdini janë fare

pranë golit, por portieri i Ilirisë, Demi, është treguar i vëmendshëm. Ata që shënojnë sërish janë vendësit që në të 71-ën me mesfushori­n Xhaferri, i cili shfrytëzon

bukur një krosim të kapitenit Doçi, godet me kokë dhe 3-0. Në minutën e dytë të shtesës janë miqtë që shënojnë golin e nderit me anë të Sejdinit. Shkëlqim Hasani

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania