Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Korabi, thyen Shënkollin

- GOLI: KORABI: dispozicio­n: SHËNKOLLI: Në dispozicio­n: Kartonë të verdhë: Gjyqtarë: Vëzhgues: Delegat: Në

Korabi është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi. Dibranët kanë marrë dje një 3pikësh shumë të rëndësishë­m në fushën e tyre përballë Shënkollit, një prej rivalëve në luftën për mbijetesë. Sfida është vendosur nga Skuka që ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për vendësit me penallti. Një takim i luftuar fort me miqtë që vuajnë mungesat e disa titullarëv­e, të cilët janë të dënuar nga Komisioni i Disiplinës. Me këtë fitore, Korabi është ngjitur në vendin e 5-të me 17 pikë. NDESHJA Loja ka nisur e shpejtë me dibranët që janë më kërkues për golin e avantazhit. Pas disa rastesh, në të 33- ën, Korabi fiton penallti. Nga pika e bardhë godet saktë Skuka dhe 1-0. Edhe pse miqtë përpiqen të reagojnë, e kanë të vështirë. Pjesa e dytë është më e luftuar me vendësit që tregohen të kujdesshëm për të ruajtur rezultatin. Miqtë nga Lezha sulmojnë dhe kërkojnë të barazojnë, por nuk ia arrijnë qëllimit. Vendësit e menaxhojnë më së miri avantazhin dhe sigurojnë një 3-pikësh shumë të rëndësishë­m në këtë moment delikat të kampionati­t. Shënkolli zbret në vendin e tetë. Duket se lufta për mbijetesë do të jetë shumë e fortë mes klubeve në Grupin A të Kategorisë së

Parë. Fatmir Zhuzhi Skuka 33’( p)

Qyrani, Dida, Disha, Hysi ( Hoxha 46’), Koçi ( Laçka 88’), Kovaçi, Lika, Osmani, Raza ( Bogdani 71’), Skuka, Trimi. (

Reçi, Xhika, Selishta, Trajner: D. Bubeqi

Simoni, Alcani, Pllumbi ( Vocaj 46’), Mirdita, Dedgjonaj, Gjinaj ( Merdhoqi 82’), Reçi ( Zhejani 48’), Ujka, Hoxha, Përgjini, Danaj. (

Gega). Trajner: A. Kruja

Lika 12’, Dida 85’/ Vocaj 76’, Përgjini 82’

B. Kaimi, E. Morina,

Pupli).

E. Shehu

G. Gaçi I. Shordja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania