Panorama Sport (Albania)

Besa përmbys Tomorin, Devolli: Ishte si në 97-ën

Trajneri akuzon gjyqtarin: U dha fitoren vendësve

- FERIZ FERIZAJ

esa është rikthyer te fitorja nën praninë e tifozëve që u kishte mbaruar dënimi. Pas dy rezultatev­e zhgënjyese me Pogradecin në shtëpi dhe humbjes në Fier, duket se tifozët verdhezi i sollën fat skuadrës. Pasi janë surprizuar në 45 minutat e para 0- 1 për Tomorin, verdhezinj­të kanë shpërthyer ku fillimisht ka qenë një perlë e Alket Çelhakës nga 20 metra që ekzekuton një goditje dënimi “alla Mesi”, duke e çuar topin në trekëndësh dhe më pas Onuh i ardhur nga stoli shënon golin e fitores. Një 3pikësh i merituar, ndërsa trajneri mik, Devolli, fajësoi gjyqtarin në fund të takimit. “U zhvillua një ndeshje si në 97ën. Këtu nuk e kam fjalën për atë çfarë prodhoi fusha, pasi dy ekipet ishin shumë ‘Fair Play’ dhe luftuan fort. Shënuam të parët dhe humbëm raste të tjera. E kam me gjyqtarin që sipas meje i dha fitoren Besës”, tha Devolli pas ndeshjes. Me këtë fitore, Besa ruan hapin e Bylisit. NDESHJA

Besa futet në fushë me besim dhe vetëm për fitore pas dy ndeshjeve zhgënjyese ku la katër pikë. Pa kapitenin Mihani vendësit që në minutat e para hidhen në sulm. E ndërsa pritej gol nga Besa, janë miqtë që befasojnë me Sharavolli­n që përfiton nga një gabim i prapavijës vendëse, godet dhe shënon kur kishin kaluar vetëm 12 minuta lojë. Në minutën e 22të, Besa “tërbon” gjithë stadiumin kur 3 futbollist­ë të saj thuajse mbi vijën fatale ngatërrohe­n me mbrojtësit miq dhe nuk shtyjnë dot topin në rrjetë. Ndërsa kavajasit mundohen të shënojnë,

miqtë jo vetëm mbrohen mirë, por befasojnë jo pak herë në kundërsulm­et e tyre ku bie në sy autori i golit Sharavolli. Minutat kalojnë dhe portieri mik, Kaloshi, bën heroin kur ndal një kthesë të Thaçit, duke evituar gol të sigurt. Pjesa e dytë nis me një Besë shumë më kërkuese dhe më të qartë. Tashmë shihen të dalin në manovrën sulmuese edhe mbrojtësit Biba e Krasniqi në ndihmë të sulmit. Kjo lojë sjell raste të pastra për vendësit, por që nuk dinë t’i shfrytëzoj­në. Çekiçi në një ditë jo të mirë nuk merr dot përsipër të rrezikojë portën mike. Megjithatë, ky presion jep rezultat krejt ndryshe nga çfarë pritej. Në minutën e 51- të akordohet goditje dënimi në të djathtë të zonës mike në distancë mbi 20 metra. Mesfushori Alket Çelhaka ekzalton gjithë stadiumin kur realizon një eurogol, duke e dërguar topin në trekëndësh dhe 1-1. Me kalimin e minutave, Begeja bën lëvizjen që rezultoi fituese, duke larguar Çekiçin dhe futur në lojë sulmuesin tjetër, Onuh. Në të 85-ën është sulmuesi i sapofutur që realizon brenda zonës, duke i dhuruar Besës tri pikë të rëndësishm­e.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania