Panorama Sport (Albania)

Pogradeci shpëton në fund, Orikumi në pikiatë

- GOLAT: POGRADECI: ORIKUMI: Kartonë të verdhë: Gjyqtarë: Vëzhgues: Delegat:

Pogradecar­ët janë rikthyer te fitorja në këtë fazë të dytë dhe këtë e kanë arritur ndaj Orikumit që është një kundërshta­r që kishte etje për pikë. Të dyja ekipet kërkonin të krijonin shkëputje ndaj njëri-tjetrit dhe ndërkohë të mos krijonin shkëputje të mëtejshme nga ekipet kryesuese. Liqenorët kanë qenë më kërkues dhe për pasojë kanë krijuar raste më të shumta për shënim kjo në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë ka qenë në përgjithës­i e ekuilibrua­r. NDESHJA Fillimet e lojës janë më të vrullshme për liqenorët, të cilët kanë një mundësi shënimi me anë të Shkullakut që në minutën e 4-t. Më pas do të jetë Jahaj që përballë portierit gjuan, por Halilaj arrin të grushtojë. Në minutën e 15-të vjen edhe goli për vendësit. Pas një goditjeje këndi, në zonë është Topllari që godet me kokë dhe shënon, 1-0. Në minutën e 20-të, është Çapja që për pak sa nuk përfiton nga gabimi i mbrojtjes liqenore dhe vetëm fati është me vendësit. Në minutën e 36-të, Orikumi fiton një 11-metërsh kur Gonzales pengohet në zonë. Nga pika e bardhë, Dhrami barazon rezultatin në 1-1. Pjesa e dytë fillon me sulme të shumta të liqenorëve ku Shkullaku është i pari që humbet mundësinë për gol. Alillari, fillimisht me portën e boshatisur, gjuan dhe topi kalon ngjitur me shtyllën. Por, këtë gabim e korrigjon në minutën e 80- të kur Jahaj fut një top në zonë dhe Alillari me kokë shënon, duke u dhënë fitoren liqenorëve. Romeo Xinxifi

Topllari 15’, Alillari 80’/ Dhrami 36’( p)

Mali, Lame (Kasa 84’), Berberi, Hysenllari, Pere, Ivani ( Alillari 60’), Pura, Osmanllari, Shkullaku, Topllari, Jahaj. Trajner: F. Fetollari

Halilaj, Çapoj ( Hoxhaj 67’), Kuçi, Çaushaj, Dhrami, Gjinaj, Gonzales ( Livanaj 75’), E. Kuqi, T. Kuqi, Nurçe, Qejvani ( Kongjoni 81’). Trajner: A. Sakaj

Azizaj 43’, Ivani 54’, Halilaj 76’

K. Cjapi, E. Asanaj, I. Llupi ( Fier)

A. Guçe

A. Maçi ( Tiranë)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania