Panorama Sport (Albania)

Skandal me stadiumin, Elbasani fiton “derbin” e mbijetesës

Impianti hapet me vonesë, Turbina zbret në fund

-

Elbasani fiton ndaj Turbinës në shifrat 2-0 dhe parakalon cërrikasit në klasifikim, duke këmbyer vendet e fundit. Ka mjaftuar goli i afrikanit Ezike dhe rrjeta e Sadikut për t’u dhënë tri pikët e frymëmarrj­es verdhebluv­e, të cilët duket sikur kanë rilindur këto ndeshjet e fundit që po luajnë në “Elbasan Arena”. Në përgjithës­i elbasanasi­t dominuan sfidën dhe e merituan fitoren, ndërkohë që Turbina zhytet në fund. SKANDALI - Derbi i Prefekturë­s nisi me 30 minuta vonesë, për shkak se ekipet nuk lejoheshin të futeshin në stadium. Nga njëra anë FSHF-ja kishte programuar që kjo ndeshje të luhej në “Elbasan Arena”, por, me sa duket, nuk kanë funksionua­r si duhet hallkat ndërmjet institucio­nit më të lartë të futbollit shqiptar dhe nuk ishte bërë lajmërimi që stadiumi duhet të hapej. Për afro 60 minuta, ekipet së bashku me

zyrtarët e ndeshjes kanë qëndruar në pritje të një urdhri. Gjithsesi, gjithçka u zgjidh dhe 30 minuta para startimit të sfidës ekipet hyjnë në stadium, me ndeshjen që starton në 14:30. Mirëpo, kjo vonesë solli edhe një problemati­kë, pasi shtyrja bëri që të errësohej, por

për fat të mirë në Elbasan impianti ka ndriçim dhe u ndezën prozhektor­ët. Por, nëse do të ndodhte në një tjetër stadium një vonesë e tillë, çfarë do të bëhej me ndeshjen në të tilla kushte, do vazhdohej të luhej apo do ndërpritej ndeshja?! NDESHJA - Elbasani e nis lojën

më kërkues dhe mundohet që të qarkullojë më shumë topin dhe të shtyjë përpara. Goli dukej çështje minutash dhe ashtu ndodh, pasi Ezike përfiton në zonë dhe godet duke e ndalur sferën në rrjetë. Pasi fiton duartrokit­jet e të pranishmëv­e, ua kthen “reston” duke bërë shqiponjën, teksa

kryqëzon duart, diçka që është bërë modë në vendin tonë. Fraksioni i parë i lojës mbyllet në shifrat 1-0. E dyta nis me një ritëm më të ulët, me Turbinën që bën përpjekjet e veta për të barazuar, por rastet janë sporadike dhe në fushë duket një skuadër e dëshpëruar. Ndërko-

hë, Elbasani shfaqet rrezikshëm me inkursione­t e Ballës nga krahët, ndonëse goli i sigurisë do të shënohej në të 75-ën me anë të Sadikut. Vëllai i bomberit të Kombëtares, Armando Sadikut, merr një top të bukur dhe teksa del i vetëm me portierin nuk gabon. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania