Panorama Sport (Albania)

Lika: Dikur Vllaznia dhe Dinamo bënin spektakël

Trajneri: Ka qenë përballje intriguese, besoj tek ekipi

- ADMIR URUÇI

Tekniku i Vllaznisë, Hasan Lika, është i mendimit se Vllaznia do të udhëtojë për të marrë tri pikët e radhës ndaj Dinamos. Kuqeblutë kanë një mundësi shumë të mirë për t'u shkëputur edhe nga Erzeni që është ndjekësi më i afërt që dje u mund në Burrel. Tekniku është i bindur se Vllaznia i ka të gjitha mundësitë të fitojë. LIKA

"Sipas logjikës së kampionati­t, skuadrat kanë ardhur në rritje dhe kuptohet që kërkojnë secila prej tyre të marrin më të mirën e mundshme. Ndaj, mendoj se kampionati do të bëhet akoma më i fortë dhe akoma më i bukur. Normale që skuadrat, të cilat janë më afër nesh si Erzeni e Dinamo, po bëjnë mirë në kampionat, ashtu siç po vazhdojmë të bëjmë mirë edhe ne. Kështu, që shpeshherë futbollist­ëve u kemi thënë të kthejnë edhe kokën prapa, që të shikojnë edhe kundërshta­rët. Si çdo skuadër, po bëjmë punën tonë dhe kërkojmë të japim maksimumin në çdo ndeshje. Kjo është një ndeshje e rëndësishm­e, sepse është me një kundërshta­r direkt, i cili pretendon të ngjitet në renditje. Kështu që, kemi përpara një ndeshje të vështirë, ashtu siç janë në përgjithës­i të gjitha, por për më tepër ndaj Dinamos, një skuadër që ka në përbërje disa lojtarë cilësorë dhe me përvojë", tha fillimisht Lika. Më tej, tekniku i Vllaznisë flet për braziliani­n Xhunior dhe për ekipin. "Nuk besoj se barazimi shërben për objektivin final që ne kemi. Gjithsesi, ne shkojmë të marrim maksimumin edhe në këtë ndeshje. Braziliani Xhunior kishte disa ndeshje

që nuk po shënonte. Megjithatë, u rikthye te goli ndaj Burrelit dhe kjo është diçka pozitive si për të, ashtu edhe për skuadrën. Shpresojmë që të vazhdojë kështu. Ne duam në radhë të parë që sportistët të na luajnë mirë në ndeshje, sepse duke luajtur mirë, kuptohet që do të vijnë edhe golat. Historia e futbollit shqiptar ka treguar se këto dy skuadra kanë luajtur një futboll jashtëzako­nisht të bukur dhe rezultatet e përballjev­e në mes tyre kanë qenë shpeshherë shumë intriguese", përfundoi prononcimi­n e tij Hasan Lika.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania