Panorama Sport (Albania)

Rise: Panuçi legjendë, por fliste gjëra pa sens

“Ju tregoj Kristianin dhe Kasetin, trajneri i Shqipërisë më asistoi golin e parë ndaj Interit”

-

Xhon Arne Rise u është rikthyer kujtimeve për periudhën kur ishte te Roma. Ish-mbrojtësi i majtë norvegjez ka treguar për periudhën kur ishte te bardhekuqt­ë së bashku me trajnerin dhe ndihmëstra­jnerin aktual të Kombëtares shqiptare. Rise ka folur për Panuçin dhe Kasetin, në lidhje me sjelljet e tyre në fushë dhe jashtë saj, si dhe për marrëdhëni­et në dhomat e zhveshjeve. PANUÇI – Rise ka treguar se Panuçi e ka asistuar në golin e tij të parë, por gjithashtu ka treguar se ishte një legjendë në fushë, edhe pse gjatë gjithë kohës fliste gjëra pa kuptim. “Kujtoj Panuçin, sidomos për golin tim të parë. Shënova ndaj Interit dhe ishte Panuçi që më dha një asist pa më parë fare. Në fushë ishte një legjendë. Kam mësuar shumë gjëra prej tij. Ama, gjithashtu kam qeshur pa fund me të, për shkak se fliste gjëra pa sens. Gjithsesi, pavarësish­t fjalëve që thoshte, ishte njeri me personalit­et, karakter i veçantë në dhomat e zhveshjes, si dhe një njeri që dinte shumë për fushën. Kam mësuar prej tij si të bëhem profesioni­st”, është shprehur Rise, referuar një pjese të autobiogra­fisë së tij. KASETI – Ish-romanisti ka komentuar edhe shoqërinë me Kasetin, i cili aktualisht është numri dy i Kombëtares shqiptare. Rise ka treguar se ndihmësi i Panuçit ishte gjithashtu një shakaxhi dhe shpesh “rrëmujaxhi” me ato që thoshte. “Mekses dhe Kaseti nuk ishin një kombinim i mirë për të qëndruar bashkë. Bënin gjithkënd të qeshte me çfarë thoshin. Kujtoj se kam qeshur pa fund edhe në periudhën kur nuk dija shumë mirë italisht prej atyre të dyve. Bënin shumë shaka dhe kujtoj situata pa fund në dhomat e zhveshjeve me të dy, pa harruar Menez dhe Okakan me të cilët ishte e sigurt që do kënaqeshe”, ka deklaruar ishmbrojtë­si norvegjez.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania