Panorama Sport (Albania)

Goga thyen Partizanin, Tirana “rrëzohet” në Shkodër

Vllaznia mund bardheblut­ë dhe regjistron suksesin e parë

-

oga Basket pas fi tores 74- 68 të arri tur dje në mbrëmje në “Asllan Rusi” ndaj Partizanit, ka marrë sërish kreun e Superligës në basketboll për meshkuj. Një ndeshje që u karakteriz­ua nga rivaliteti dhe nuk munguan emocionet. Skuadra nga Durrësi arriti të triumfojë falë një loje më të mirë sidomos në pjesën e dytë, nga ku nisi dhe shkëputja. Ndërsa, të besuarit e Arben Fagut janë përpjekur për të rivalizuar, por me vetëm 5 lojtarë nuk mund të përballont­e 9 lojtarët durrsakë. Perioda e parë nisi bukur për “demat e kuq”, ku me një 3-pikësh të Janit dhe një pikë të Lekndreaj kryesojnë 4-0. Shumë shpejt durrsakët barazojnë dhe vijojnë të kryesojnë deri në fundin e periodës, që mbyllet 24-21 për Gogën. Perioda e dytë flet për Partizanin, ku Gjonaj tregohet mjaft i saktë në gjuajtje, sidomos në ato trepikëshe dhe arrin të marrë periodën e dytë 20-9, duke kryesuar pjesën e parë 4133. Fraksioni i dytë flet totalisht për Gogën që fiton periodën e tretë me 10 pikë diferencë 2616, duke kaluar në periodën e fundit me avantazhin e dy pikëve 59-57. Perioda e fundit ishte sërish më e mirë për Gogën, e cila dukej më e freskët dhe fiton 11-15. Kështu, Goga triumfon në të gjithë ndeshjen 74-68 dhe tashmë ngjitet e vetme në krye të klasifikim­it.

VLLAZNIA – TIRANA. Vllaznia më në fund është “zgjuar” duke arritur fitoren e parë në kampionat në sfidën ndaj Tiranës. Shkodranëv­e u mjaftuan 8 pikë për të gjetur fitoren e parë në kampionat ndaj bardhebluv­e, në një sfidë të dominuar në pjesën më të madhe të lojës. Ndryshimet te ky ekip tashmë kanë nisur që të ndjehen duke nisur gradualish­t ndryshimin te Vllaznia e basketboll­it. Kuqeblutë fituan 2315 periodën e parë. Në periodën e dytë ka më shumë balancë, por Vllaznia e fiton me një pikë diferencë 16-15, duke kryesuar 39-30 gjysmën e parë të lojës. Shkodranët nuk lëshojnë në lojën e tyre dhe dominojnë edhe periodën e tretë, duke e fituar atë 28-19. Shkodranët, teksa duheshin edhe 10 minutat e fundit për t’u luajtur, kanë 18 pikë avantazh, 67-49. Tirana bën mirë vetëm në periodën e fundit, duke tentuar përmbysjen dhe të rrëmbejë fitoren, por Vllaznia nuk e lejon një gjë të tillë. Miqtë e fitojnë 21-11 periodën e fundit, por nuk mjafton për ta kthyer në favorin e tyre, pasi Vllaznia fiton 78- 70 krejt takimin. A.Dushku S.Nikshiqi

BASKET FEMRA

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania