Panorama Sport (Albania)

Vllaznia dhe Partizani kualifikoh­en në gjysmëfina­le, Erzeni thyen Tiranën

-

Dje u zhvilluan ndeshjet e dyta në grupe për Kupën e Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Vllaznia dhe Partizani arritën të siguronin kualifikim­in për në gjysmëfina­le, ndërkohë Erzeni debutoi me fitore, pasi mposhti Tiranën. Gjithashtu, Studenti mori dje 3 pikët e para.

GRUPI A. Ndeshja ndërmjet Vllaznisë dhe Skënderbeu­t hapi ditën e dytë të sfidave në Grupin A. Shkodranët fituan me rezultatin e pastër 3- 0 edhe pse Skënderbeu i vendosi në vështirësi gjatë setit të dytë dhe të tretë. Takimi startoi vrullshëm për Vllazninë që dominon plotësisht lojën gjatë setit të parë, duke e fituar këtë set 25-19. Seti i dytë i ndeshjes është shumë emocionues, pasi Skënderbeu ka një rritje të ndjeshme në lojë dhe e vendos në vështirësi serioze Vllazninë. Por, kuqeblutë ia dalin me sukses edhe në këtë set, të cilin e fitojnë pas pikëve shtesë me rezultatin 26-24. Edhe në setin e tretë janë shkodranët ata që tregohen më të saktë, duke fituar 25-20. Me këtë sukses Vllaznia arrin kualifikim për në gjysmëfina­le. Në sfidën tjetër të këtij grupi, skuadra e Partizanit mposhti lehtësisht Elbasanin 3-0, duke hipotekuar gjithashtu kualifikim­in për në fazën gjysmëfina­le. “Të kuqtë” nuk e patën aspak të vështirë dhe e dominuan të gjithë takimin, ndërkohë që Elbasani tentoi disi të rivalizojë gjatë setit të dytë, por pa sukses. 25-18, 25-21 dhe 25-13 ishte rezultati i tre seteve në favor të Partizanit.

GRUPI B. Fillimisht në parket, për Grupin B, zbritën skuadrat e Studentit dhe Teutës. Kryeqyteta­sit morën fitoren e tyre të parë në këtë kompeticio­n. I gjithë takimi u dominua nga ekipi studentor, ndërsa durrsakët ishin dukshëm inferior në lojën e tyre. 18-25, 15-25 dhe 11-25 përfunduan tre setet në favor të ekipit kryeqyteta­s. Takimi tjetër i këtij grupi ishte tepër interesant, pasi vendosi përballë Erzenin dhe Tiranën. Shijakasit, të cilët qëndruan pushim në ditën e parë, debutuan në Kupë me një fitore të bukur, pasi ia dolën të fitonin ndaj Tiranës me rezultatin 3-1 në një ndeshje me shumë rivalitet. Erzeni e nis mirë ndeshjen dhe ia del ta fitojë setin e parë 25-22. Edhe në setin e dytë janë sërish shijakasit që triumfojnë pas pikëve shtesë 26-24. Tirana kundërpërg­jigjet në

( 18- 25, 15- 25, 11- 25) TEUTA: Gashi, Kolea, Xhafa, Jazexhi, Gjeci, Masha, Murja, Macaj, Kasemi, Hoxha, Selfo, Shaba. Trajner: Gjergj Bardhi STUDENTI: Bajrami, Shehu, Gorenca, Haxhimihal­i, Xhebrahimi, Batalli, Kola, E. Muça, Rama, J.Malaj, Bici, Haxhimihal­i, Shehu, Ahmeti, Martini. Trajner: Agim Reka Gjyqtarë: R.Kuka, G.Sakaj fraksionin e tretë, duke triumfuar po nga pikët shtesë 27-25. Por, në setin e katërt miqtë mbyllin llogaritë, duke fituar 25-21 dhe gjithë takimin 3-1. V. Mema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania