Panorama Sport (Albania)

Nga Torino jo vetëm hidhërim, Spaleti me "leksione" për PSV-në

-

Interi ka dalë nga transferta në "Allianz Stadium" jo pa asnjë "fitore". Paraqitja pozitive lë vend për të shpresuar në optikën e ndërtimit të një projekti anti-Juventus, por humbja sjell me vete aspekte të ndryshme negative: rezervat e Spaletit, Naingolani ende jo i rikuperuar, paaftësia për t'i shënuar një mbrojtjeje "të vërtetë". Mendime që duhen harruar sa më shpejt: të martën (ora 21:00) në "San Siro" zbarkon PSV Eindhoveni dhe nevojitet një fitore për të shpresuar në 1/8-at e Champions-it. Me sytë, gjithmonë, nga Barça-Totenhem.

BORHA-POLITANO - "Këtë vit po ndodh kështu, zëvendësim­et po i gaboj të gjitha. Sot nuk fle…", tha Spaleti me një buzëqeshje pas sfidës. Një thumbim drejtuar kritikëve (e njëkohësis­ht një "mesazh" për Piero Auzilion në prag të merkatos), por me tonin e dikujt të vetëdijshë­m që, nëse do mund të kthehej pas, nuk do e ribënte: jo shumë për sa i përket lëvizjes taktike, pra aktivizimi i Borha Valeros për të rritur zotërimin e topit, por zgjedhja e zëvendësue­sit, pasi deri në atë moment Politano ishte më i rrezikshmi nga zikaltrit. ALTERNATIV­A SHËNIMI - Një ndërrim që rrëzoi një pjesë madhore të planit taktik. Pa harruar dy shanset e mira të krijuara përpara avantazhit të bardhezinj­ve: shtylla e Galjardini­t dhe rasti në fillim të pjesës së dytë me Politanon, i bllokuar nga Bonuçi. Është e nevojshme të kërkohen zgjedhje alternativ­a shënimi, edhe sepse Naingolan nuk do jetë në gatishmëri për Ligën e Kampioneve: të premten Ikardi nuk e goditi asnjëherë portën (nuk ndodhte nga marsi) dhe skuadra nuk shënoi për herë të parë pas 10 ndeshjesh radhazi.

GRUPI B - PSV-ja, rivali europian, në krahun tjetër, fitoi 6-0 ndeshjen përkatëse në kampionat (kundër Ekscelsior­it). Totenhemi ka avantazhin në grup për shkak të golit në fushë kundërshta­re, ndaj për 1/ 8-at zikaltrit duhet të bëjnë së paku një pikë më shumë se londinezët. Një sukses në Champions do i jepte një shtysë të madhe edhe moralit interist për të mbyllur 2018-ën: përpara është sfida me Napolin, ku do nevojitet qetësi. Sepse një humbje e ngushtë në shtëpinë e kryesueses nuk mund të hedhë poshtë siguritë e Interit: duhet të shërbejë si "leksion" për t'u përmirësua­r akoma më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania