Panorama Sport (Albania)

Mesi magjeps Barcelonën

Dembele dhe Suarez plotësojnë mbrëmjen fantastike, Barça nis arratinë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Inter, rri i qetë. Nëse Barcelona vendos të luajë seriozisht, do ta ndalë Totenhemin. Leo Mesi iluminon katalanasi­t në derbin me Espanjolin falë dy golave spektakola­rë dhe udhëheq ekipin në fitoren që i konsolidon vendin e parë. Dy gola nga goditjet e dënimit magjepsin Spanjën, ndërsa edhe Dembele me Suarezin gjetën rrjetën.

SPEKTAKËL - Derbi katalanas ishte vetëm në letër, sepse në fushë diferencat ishin të frikshme. Kur Leo Mesi e merr seriozisht, nuk ka asnjë që mund ta ndalë. Në pjesën e parë, Barcelona dhuron spektakël dhe shënon 3 gola me tre sulmuesit, Mesi, Dembele, Suarez. Gola, të cilët shërbejnë për të thyer disa rekorde. "Pleshti" bëhet lojtari i parë në historinë e kampionati­t spanjoll që ka shënuar më shumë se 10 gola në 13 sezone radhazi. Askush si ai. Ditën e djeshme realizoi dy perla nga goditjet e dënimit, diçka të cilën e bënte për herë të parë në karrierën e tij në kampionat. Kurrë më parë nuk kishte arritur që të shënonte dy gola në një ndeshje nga goditjet e dënimit. Dy goditje spektakola­re, të cilat e çojnë në 9 numrin e golave në këtë sezon në vitin 2018, thuajse dyfishin e çdo lojtari tjetër në Europë. Pa

harruar golin e Dembelesë, i cili ishte një gol spektakola­r. Nga e majta e zonës, francezi liron të djathtën dhe e dërgon në trekëndësh­in tjetër të portës. Për të konfirmohe­t një moment pozitiv. Në tetë ndeshjet e fundit ka marrë pjesë në 8 gola, 3 gola dhe 5

asiste. Edhe Luis Suarez arriti të vendoste firmën e tij në derbin katalanas kundër Espanjolit, teksa në një pozicion të prirët ia kalon topin portierit poshtë këmbëve dhe i dërgoi shifrat në 3-0.

DOMINIM - Duhej një ndeshje që blaugranët të tregonin

dominimin dhe vlerat në kampionati­n spanjoll dhe ja ku erdhi. Në pasdite u ndal Sevija (1-1 me Valencian) dhe Barcelona kishte shansin që të shkëputej në vendin e parë. Me një Leo Mesi të frikshëm, nuk mund ta hidhnin poshtë shansin dhe e shfrytëzua­n

më së miri. Pavarësish­t se Espanjoli kishte dëshirë që të prodhonte lojë, nuk ia doli falë kontrollit asfiksues të topit nga ana e Barcelonës. Dhe Mesi në pjesën e dytë dhuroi një tjetër perlë, duke vulosur përfundimi­sht rezultatin me "poker".

ATLETIKO - Atletiko e Madridit nuk ka zhgënjyer kundër Alaveshit dhe ka fituar 3-0 në "Vanda Metropolit­ano" falë golave të Kaliniçit, Grizmanit dhe Rodrigos. "Los Kolçoneros" tregojnë se do të luftojnë deri në fund për titullin kampion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania