Panorama Sport (Albania)

Çelsi trondit Sitin, Sarri zbret Pepin në tokë

Italiani triumfon ndaj adhuruesit të tij, i cili humbet kreun

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Gjithçka e vërtetë: Çelsi mund 2- 0 Mançester Sitin dhe u shkakton kampionëve të Anglisë humbjen e parë në kampionat. Ndërsa Mauricio Sarri mposht për herë të parë gurunë e tij, Pep Guardiola. Një ndeshje e madhe ajo e bluve, që kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë me një silurë të Kantesë dhe hipotekuan 3 pikët me një devijim me kokë të David Luizit nga një goditje këndi, e kontestuar nga Guardiola. Çelsi fiton edhe duke e humbur përballjen e zotërimit të topit (39% ndaj 61% të Sitit), thjesht për të theksuar konceptin se në futboll, edhe në atë më të bukurin, e rëndësishm­e është të dërgosh topin në rrjetën kundërshta­re. Siti humbet edhe kreun e klasifikim­it: tani duhet ta shohë nga pas Liverpulin.

RASTE ME PIKATORE - Ai gol i Kantesë erdhi në momentin e duhur. Sepse deri në minutën e fundit të pjesës së parë, ishte parë vetëm Mançester Siti, me rastet e krijuara nga Sterling (9'), Sane (15'), shpëtimi mbi vijë fatale i Rydigerit (32') dhe rikuperimi i jashtëzako­nshëm i Azpilikuet­ës ndaj Sanesë (33'). Kampionëve u mungoi goditja e fundit dhe mbi të gjitha Aguero. Zgjedhja për të lënë në stol Zhezusin, me tredhëmbës­hin e formuar nga Mahrez-SterlingSa­ne, i dha shpejtësi, por pagoi diçka në planin e konkretizi­mit. Edhe Sarri zgjodhi një repart ofensiv me Pedro-Hazard-Uillian (Zhiru në stol), por me belgun e avancuar.

GOLAT - Papritur vjen goli i Kantesë: Tërheqje që i dorëzon topin Hazardit. Belgu luan me këmbët, asist për mesfushori­n francez në hyrje të zonës, Sane kujtohet shumë vonë për ardhjen e numrit 7 të Çelsit dhe topi perfekt i kampionit të botës nuk i lë asnjë shans Edersonit. Në pjesën e dytë luhet një tjetër ndeshje. Çelsi më autoritar, Mançester Siti në presing, por pak i kthjellët. Guardiola luan kartën Zhezus për Sane në minutën e 53-të, por në fund braziliani bën shumë pak. Çelsi i afrohet 2-0 me një goditje dënimi të Uillianit. Pastaj mbrojtja e organizuar nga vendësit. Të tjera zëvendësim­e: në fushë hyjnë Gyndoan, Barklej dhe Loftus-Çik në vend të të dëmtuarit David Silva, të goditurit Kovaçiç dhe të mërziturit Uillian dhe është epilogu i ndeshjes vuloset me devijimin me kokë të David Luizit. Kore për Mauricio Sarrin nga ana e tifozëve blu, një devijim i Kepës me këmbë pas goditjes së Zhezusit në shtesë dhe rezultati nuk ndryshon. Siti zhgënjehet, por i tillë është futbolli: edhe mes skuadrave më të "bukura" fiton kush shënon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania