Panorama Sport (Albania)

Magjia e Torreiras, vulos tri pikë të arta për Arsenalin

-

Arsenali po shijon formën e jashtëzako­nshme të "xhuxhit" Lukas Torreira, i cili përveçse rikuperon topa dhe regjistron km pafund, merr edhe karakteris­tikat e bomberit. Goli me roveshatë i mesfushori­t uruguaian në minutën e 83-të ndaj Hadërsfill­dit e dërgoi në 21 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje të "topçinjve" këtë sezon. Java e 16-të dhe pas barazimit 2-2 në "Old Trafford" me Mancester Junajtid, në "Emirates" Unai Emeri kërkonte me çdo kusht fitoren. Por ndeshja nuk po zhbllokohe­j. Fluturojnë kartonët (shtatë të verdhë vetëm në pjesën e parë). Luftë deri në minutën e 82-të, kur tabela lexon 0-0. Por pasi kalojnë 30 sekonda nga kjo minutë, Guenduzi peshkon Obamejangu­n në zonë, i cili kontrollon me koordinim perfekt, shkon në fundore dhe kroson drejt zonës së vogël: ftesës i përgjigjet mesfushori shtatshkur­tër, i cili shpërthen në festë "Emirates". Goli vendimtar vjen në 10 minutat e fundit. Në klasifikim­in e golave të vonë, Arsenali ka grumbullua­r 8 pikë, më shumë se çdo skuadër tjetër. Pas tyre renditet Junajtid (4), ndërsa Çelsi, Liverpuli dhe Siti kanë fituar vetëm 3 pikë në 10 minutat e fundit këtë sezon në kampionat. Emeri - "Ishte një ndeshje e fortë. Jam shumë i lumtur me rezultatin. E patëm të vështirë ta kontrollon­im ndeshjen. Durimi është fjala kyçe. Doja të fitonim më shpejt, por duhet të tregoheshi­m të duruar. Duhet të përmirësoh­emi dhe t'i fitojmë ndeshjet me më shumë kontroll, por jemi konkurrues dhe treguam karakter", u shpreh trajneri i Arsenalit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania