Panorama Sport (Albania)

Liverpuli shou, ringjallen “djajtë”

Murinjo rikthehet te fitorja, mposht Ranierin 4-1 dhe Pogbanë e ul sërish në stol

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

‘ Edi Hau i zemëruar, Mo Salah i tërbuar". Po huazojmë një frazë nga rrjetet sociale, sepse është titulli i duhur i BornmëthLi­verpul, përfunduar 4-0 në favor të "reds"-ave, me tripletën e sulmuesit egjiptian ( 25', 48', 77') dhe autogolin e Stiv Kuk ( 68'). Zemërimi i Haut është i lidhur me golin e 1- 0 të Salahut, në pozicion të pastër jashtë loje kur egjiptiani niset drejt topit të pritur nga Begoviç pas goditjes së pandalshme të Firminos. Por më pas është vetë ish-kampioni i "reds"-ave ai që justifikon titujt e faqes së parë me shpërthimi­n në golin e dytë mes tre mbrojtësve dhe kryeveprën që vulosi "poker"- in, pasi shmangu edhe portierin. Përveç gabimit të arbitrit Mejson dhe komentet në ueb që kërkojnë aplikimin e VAR-it në Premier Ligë që këtë sezon, Liverpuli konfirmoi edhe një herë se është skuadër e një tjetër kategorie dhe që i ka të gjitha kredencial­et për të rivalizuar drejt titullit me marshin e Mançester Sitit. Në ndryshim nga ndeshja me Bërnlejn, Klop hodhi Salah dhe Firminon nga minuta e parë, me Milnerin në rolin e mbrojtësit të djathtë, në ndeshjen e tij të 500-të në Premier Ligë ( lojtari i 13- të që arrin këtë kuotë). Në mesfushë Vajnaldum- FabinjoKei­ta dhe miqtë e futën ndeshjen menjëherë në binarët e preferuar: rikuperim topi dhe kundërsulm. ÇLIROHEN "DJAJTË" Zhoze Murinjo feston: tjetër dënim moral për Pol Pogbanë, duke e lënë në stol në fitoren 4- 1 kundër Fulhamit të armikut-mik Klaudio Ranieri. Këtë herë nuk pati ndeshje mes portugezit dhe italianit: fitorja 4- 1 e Mançester Junajtid ndaj Fulhamit shfaqi diferencat mes forcës së gjashtë të Premier Ligës dhe të fundit. "Në pjesën e parë, 11 ujqër hëngrën qingjat", pranoi Ranieri. U përplasën me buzëqeshje për kartonin e kuq (të dytin të verdhë) të Anguizës, i dalë në momentin që Fulhami sapo kishte shënuar me penallti golin e 3-1 dhe ndonjë iluzion kishte kaluar në mendjen e teknikut italian. Por Rashford vulosi "poker"in në 82' dhe në këto kushte nuk mbetej asgjë tjetër për të thënë përveç: "shihemi në ndeshjen e radhës". Me Pogbanë sërish të dënuar në stol, Mançester Junajtid u zhbllokua nga goli fantastik i Eshli Jangut në minutën e 13të ( mbrojtësi nuk shënonte prej dopietës ndaj Uotfordit në nëntor 2017, ekzaktësis­ht 375 ditë në parë), 2- 0 e

shënon Huan Mata në 28' (spanjolli u ngjit në kuotën e 50 golave në Premier Ligë) dhe në 42' zhbllokohe­t edhe Lukaku, i shërbyer nga spanjolli pas një aksioni të bukur. Belgu prishi mallkimin, sepse nuk shënonte në "Old Trafford" prej marsit.

 ?? Trajner:
Trajner: ?? Salah 25', 48', 77', Kuk 68'
Begoviç; Frensis, Kuk, Ake, Daniels (Riko 83'); Stanislas (Mings 83'), Lerma, Sërmen, Frejzër; Bruks (Muset 65'); King; Edi Hau
Alison; Milner, Matip, Van Dajk, Robertson; Fabinjo, Vajnaldum, Keita (Lalana 65'); Shaqiri (Mane 65'), Salah, Firmino (Henderson 81'); Jyrgen Klop
Li Mejson
Trajner: Trajner: Salah 25', 48', 77', Kuk 68' Begoviç; Frensis, Kuk, Ake, Daniels (Riko 83'); Stanislas (Mings 83'), Lerma, Sërmen, Frejzër; Bruks (Muset 65'); King; Edi Hau Alison; Milner, Matip, Van Dajk, Robertson; Fabinjo, Vajnaldum, Keita (Lalana 65'); Shaqiri (Mane 65'), Salah, Firmino (Henderson 81'); Jyrgen Klop Li Mejson
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania