Panorama Sport (Albania)

Spektakël i i Teutës, por por Partizani Partizani nuk nuk thyhet në Durrës

Shënuan Gashi dhe Asani, "demat" +5 nga rivalët kryesorë

- ANARILDO ALIA

“Djemtë “Djemtë e detit” detit” dhe dhe të të kuqtë kuqtë ndajnë ndajnë pikët pikët në në një një stadium stadium të të mbushur mbushur me me afro afro 7 7 mijë mijë tifozë. tifozë. Trajnerët Trajnerët Gega Gega dhe dhe Shkëmbi Shkëmbi i i kënaq kënaq barazimi barazimi Telushi Telushi ironizon: ironizon: Duhet ushtri ushtri e fortë fortë për për të të na na rrëzuar rrëzuar

Teuta dhe Partizani dhuruan mbrëmë një nga ndeshjet më të bukura dhe emocionues­e të këtij sezoni, pasi si rrallëherë atmosfera ishte festive në shkallët e stadiumit "Niko Dovana", ku tifozët e dy skuadrave sfiduan edhe reshjet e dendura të shiut. Ndonëse kushtet nuk ishin të favorshme, të dyja ekipet krijuan raste për shënim dhe volum loje, por në fund gjithçka u mbyll në barazim 11, që mund të konsideroh­et si rezultat i drejtë për këtë kryendeshj­e të javës së 1(-të. Teuta kërkonte fitoren për të hyrë fuqishëm në vallen e titullit, por në fund pika sikur i ka vlejtur më shumë skuadrës së trajnerit Skënder Gega, që mban venin e parë me 35 pikë, duke u shkëputur me pesë pikë nga dy ndjekësit më afërt, Skënderbeu dhe Kukësi. Teuta ndodhet vetëm ( pikë larg "demave të kuq". Durrsakët e nisën fuqishëm takimin dhe e gjetën golin që në minutën e 1-të me Gashin, por të kuqtë nuk dorëzohen dhe në minutën e (0-të barazojnë me golin e Asanit.

PJESA E PARË- Të dyja ekipet vinin me mungesa, kështu që trajnerët ishin të detyruar të bënin riparime në formacion. Te Teuta, Hakaj kishte zënë vendin e Beqajt të pezulluar, ndërsa Kamara zëvendësoi Prognin, që gjithashtu ishte i pezulluar nga kartonët. Te Partizani, Mungesa e Ibrahimit për shkak kartonësh bëri që Mala të luante mbrojtës i djathtë dhe Hebaj u përzgjodh si titullar pas shkëlqimit në derbi. Takimi nisi vrullshëm për durrsakët që ushtrojnë trysni mbi miqtë dhe në minutën e tetë shpërblehe­n nga Roni Gashi, i cili me kokë i çon shifrat në 1-0 për Teutën. Edhe pas golit janë vendësit ata që janë më kërkues, ku spikat Kallaku, që gjithnjë krijon probleme për të kuqtë. Terreni jo i përshtatsh­ëm nga reshjet, por edhe arbitri Kola që e bëri lojën "bilbil", ishin pengesat në uljen e ritmit të lojës. Pas minutës së 35-të, Partizani e merr veten dhe hedh vështrimin nga porta e Teutës. Rubin Hebaj ishte në hije për 40 minuta, por në 3 minutat e fundit të kësaj pjese krijon tri mundësi të pastra shënimi, por 45-minutëshi mbyllet me avantazhin e golit të Gashit. Pjesa e parë u shoqërua edhe me tensione në fushë, por arbitri Kola nuk u tregua autoritar për të ndëshkuar me karton të kuq Osmanin dhe Hilën.

PJESA E DYTË- Të dy trajnerët u besuan të njëjtëve

lojtarë. Pjesa e dytë prodhon një tablo ndryshe, pasi janë miqtë ata që duken më kërkues dhe më të freskët në fushë. Shkëndijën e parë e japin që në minutën e 51-të me Asanin. Një minutë më vonë Telushi gati sa nuk shkakton autogol, por Alban Ho < ha,

nga më të mirët në fushë për Partizanin, bën një pritje shpëtimtar­e. Në minutën e (0të të kuqtë barazojnë shifrat në 1-1. Kundërsulm­i i shpejtë me protagonis­t Mensah finalizohe­t me qetësi nga Jasir Asani, i cili me një gjuajtje të bukur mposht Isli Hidin. Pas golit,

Gega bën zëvendësim­in e parë, ku Hebaj i lë vendit koreano-veriorit So, që pozicionoh­et në të djathtë të mbrojtjes dhe Mala merr vendin e tij në fazën ofensive. Dhe ( minuta pas këtij zëvendësim­i, Mala ka mundësi për të shënuar, por portieri Hidi tregohet vendimtar

me ndërhyrjen e tij. Në minutën e 71-të Avdyli i lë vendin Vecajt te Teuta dhe dy minuta më pas Gega bën zëvendësim­in e dytë, Kote futet në vend të Mensah. Pas kësaj minute, vendësit janë më të rrezikshëm, pasi krijojnë raste me Kamara dhe Sidibe, por

portieri Ho<ha tregohet një hero i vërtetë për "demat". Në të 10-ën Kruja hyn në vend të Kamarasë, ndërsa në të 14-ën @ inari zëvendëson Asanin. Takimi mbyllet me rastin e Latif në shtesë, por pa rrezik dhe gjithçka përfundon në barazim 1-1.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania