Panorama Sport (Albania)

Grushte dhe sherr masiv, degjeneron derbi i U-17

Lojtarët përplasen fizikisht në sfidën e U-17

-

Derbi tradiciona­l kryeqyteta­s edhe te moshat nuk u është shmangur dot sherreve mes lojtarëve dhe tifozërisë. Ka qenë një ndeshje e bukur, e cila është prishur nga nervozizmi si nga ana e stafeve teknike, por edhe nga ana e vet lojtarëve. Deri në minutën e 78-të gjithçka ka shkuar mirë e bukur në sfidën mes Partizanit dhe Tiranës, e vlefshme për kampionati­n U-17. SHERRI

Tensioni i ndeshjes ka qenë gradual, duke nisur nga pjesa e parë e takimit, kur disa herë trajneri Marko Pelinxhi merr vërejtje nga gjyqtari kryesor, Roxhers Muska, e deri në momentin e plasjes së këtij sherri. Pak përpara se të ndodhte sherri, ka qenë një konflikt në distancë i trajnerit Pelinxhi me një nga tifozët bardheblu, por që është eliminuar shpejt, duke vijuar lojën. Pikërisht, në minutën e 78-të të takimit, pra dy minuta përpara fundit, ka qenë një ndërhyrje brenda zonës së Partizanit, si një shkak për të nxjerrë mllefin e nervozizmi­t. Një futbollist i Tiranës e pikërisht Avdiu ndërhyn keq, në dëm të Kozit, por që e ka nervozuar së tepërmi Musajin për t'u kapur me futbollist­in e Partizanit. Ndërkohë kanë

qenë vetë futbollist­ët e të dyja kaheve që janë konfliktua­r me njëritjetr­in, ku nuk kanë munguar as grushte dhe shkelmat. Gjithashtu janë futur edhe tifozë në fushë, por që shumë shpejt kanë ndë- rhyrë edhe forcat e sigurisë, të cilat kanë shmangur pas 5 minutash këtë sherr masiv lojtarësh. Pas qetësimit të situatës, arbitri kryesor, Roxhers Muska, ka nxjerrë 3 futbollist­ë me kartonë të kuq, që sipas tij ishin konfliktua­r në këtë sherr, portierin e Partizanit, Brajan Markun dhe dy lojtarë të Tiranës, Angel Avdiu dhe Omar Musaj. Njëkohësis­ht, forcat e sigurisë kanë nxjerrë jashtë pankinës edhe trajnerin Marko Pelinxhi për ofendime ndaj publikut.

VIJIMI I NDESHJES

Ndeshja ka vijuar më pas, duke shtuar 10 minuta. Në këtë shtesë janë shënuar dhe dy gola. Fillimisht është talenti kryeqyteta­s bardheblu, kapiteni i skuadrës, Aldi Gjumsi ai që ka ngritur peshë tifozërinë bardheblu me atë supergol të shënuar brenda zonës, 5 minuta pas rifillimit të lojës, duke shkarkuar të gjithë forcën e këmbës së djathtë. Por, nuk përfundon me kaq, i gjithë Partizani vihet në kërkim të golit dhe në minutën e 8të shtesë përfitohet një 11-metërsh. Është Katroshi që godet nga pika e bardhë, por heroi i ndeshjes te Tirana, portieri Vasil Tilka, bën mrekulli duke e grushtuar, por pranë ndodhet Klaudio Bardhi që e shtyn në rrjetë dhe 1-1. Nuk ka më kohë dhe gjithçka mbyllet në barazim 1-1, një sfidë shumë e tensionuar. Abdulla Dushku

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga sherri i djeshëm në derbin e U-17, Tirana-Partizani FOTO: F.Hazizllari
Çast nga sherri i djeshëm në derbin e U-17, Tirana-Partizani FOTO: F.Hazizllari
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania