Panorama Sport (Albania)

Kamza fiton pas tre muajsh, një “samuraj” fundos Luftëtarin

Gjirokastr­itët zgjohen vonë, flirtojnë me barazimin në 90'

- ABDULLA DUSHKU

Fitore për shpresë dhe motivim. Kamza tri umfon në atë që mund të konsideroh­et si sfida e mbijetesës. Vendos një gol i shënuar nga Masato Fukui në pjesën e parë dhe një largim heroik i topit nga Arrabal në minutën e 90-të në vijën fatale, që Ernest Gjoka të marrë fitoren e parë në krye të skuadrës kryeqyteta­se. Me këtë trepikësh, i cili mungonte që nga 15 shtatori kur triumfonte ndaj Kastriotit, Kamza lë fundin e tabelës në një ndeshje me terren shumë të rënduar, pasi dy ditë më parë kish luajtur Kukësi me Skënderbeu­n.

PJESA E PARË - Kamza e nis vrullshëm që në start. Motivimi është i duhuri dhe të besuarit e Gjokës janë luftarakë. Të vendosur mirë në prapavijë, strategjia është e qartë: Bllokim i aksioneve të Luftëtarit dhe më tej kundërsulm. Me Fukuin në të majtë që vrapon shumë dhe shpesh vë në vështirësi Demon, vendësit ushtrojnë presion. Tentativa e parë do të jetë në të 10-tën, minutë teksa krosimi i kapitenit nga këndi gjen japonezin në qendër të zonës, por tentativa e tij nuk shkon në kuadrat. Megjithatë, Kamza nuk dorëzohet dhe shton presionin. Katër minuta më vonë një tjetër këndore, e cila pas harkimit të Plakut gjen Martinenën në qendër, i cili gjuan me kokë, por larg shtyllës, aty ku edhe Frashëri u përpoq ta devijonte në kuadrat. Luftëtari nuk gjen forca të reagojë, ndërkohë që vendësit provojnë sidomos me goditjet standarde. Për Kamzën goli është çështje minutash. Dhe në fakt, në të 32-tën, skema është e njëjtë. Plaku harkon nga këndi dhe japonezi Fukui gjuan me kokë në qendër duke shënuar. Festë e veçantë me Frashërin dhe dedikim me fanellë për portierin Avdyli në nder të të vëllait të tij, që u nda nga jeta disa ditë më parë. Beqiri lë fushën e lojës me barelë për shkak të një dëmtimi, por Kamza e mbyll në avantazh. Luftëtari kalon 45 minuta pa bërë asnjë goditje në kuadrat.

PJESA E DYTË - Luftëtari nis me një marsh tjetër, ndërsa Kamza mendon më shumë për t'u mbrojtur. Rasti i artë i bluzinjve do të jetë ai i minutës së 61-të, teksa krosimi nga këndi bëri që Demo ta hedhë në qendër, por gjuajtja me kokë e Rapos gjen Avdylin të vendosur që pret. Luftëtari shton

forcat drejt sulmit, duke u hedhur në kërkim të golit, ndërsa Kamza bën zëvendësim­e të detyruara, pasi dy qendërmbro­jtësit pësojnë lëndime. Loja bëhet e ashpër edhe për shkak se terreni rëndohet.Luftëtari shtyn me forca të shumta, por nuk ka saktësi në finalizim.

Kundërsulm i vendësve dhe Roloviç del në pozicion goditjeje pas pasimit të Rezit, por gjuan keq, jashtë kuadratit, duke humbur mundësinë e artë të mbylljes së ndeshjes. Në të 90-tën, tentativa e gjirokastr­itëve me Janiçiç që gjuan në qendër me kokë

pasi Avdyli kish dalë nga kuadrati, gjen Arrabal në vijën fatale që largon një gol të sigurt. Kamza fiton derbin e mbijetesës dhe me katër pikë në dy ndeshjet e fundit, jep sinjale të vërteta për të lënë fundin, ndërsa Luftëtari ndien më shumë se kurrë rrezikun.

 ??  ?? Momenti kur Masato Fukui ka shënuar me kokë golin e fitores
Momenti kur Masato Fukui ka shënuar me kokë golin e fitores

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania