Panorama Sport (Albania)

Liçaj sërish jashtë, Kamza gjymtohet

-

"Panorama Sport" ju sjell momentet pikante të ndeshjes, me situata para dhe pas fillimit të saj, që nuk janë transmetua­r në televizion.

* Para fillimit të ndeshjes tifozët thumbojnë delegatin Besnik Çela: "Po ty, të ka bërë Xhelali pasaportiz­imin në Kamzë që e ke marrë në patronazh çdo ndeshje këtu?"

* Nga drejtuesit e Luftëtarit në tribunën qendrore ishte i pranishëm vetëm zv.presidenti Harrallamb Tavo, i biri i presidenti­t Grigor Tavo. Në krah të tij qëndronte edhe ish-aksioneri i klubit, Artur Dadaj.

* Mbrojtësi vlonjat, Lejdi Liçaj, për të tretën ndeshje radhazi nuk u grumbullua nga trajneri Gentjan Mezani. Ashtu siç ka paralajmër­uar "Panorama Sport", Liçaj ka dalë jashtë planeve të stafit që pas ndeshjes Flamurtari­Luftëtari 0-0 dhe tashmë mbetet në dorë të drejtuesve prishja e kontratës me lojtarin.

* Fukui, pasi shënoi golin tregoi një fanellë me mbishkrimi­n "Brother of Ilir Avdyli", duke ia kushtuar atë gol vëllait të portierit të Kamzës që u nda nga jeta. Arbitri fillimisht donte t'i nxirrte karton, por kur pa mbishkrimi­n, nuk e ndëshkoi. * Dëmtohet rëndë Orjad Beqiri, i cili transporto­het me barelë deri në qendrën shëndetëso­re, e cila ndodhet ngjitur me stadiumin dhe më pas është dërguar në Spitalin Ushtarak me shërbimin e ambulancës.

* Në minutën e 50-të ka një moment pasigurie të kryesori Bajramaj, që duke ecur mbrapsht, rrëzohet, ilaritet dhe të qeshura nga tifozët.

* Fati i keq ndjek Kamzën, teksa në të 59-tën dëmtohet edhe qendërmbro­jtësi Olsi Teqja, edhe ky detyrohet të lërë fushën. * Aleksi ishte një nga lojtarët më të mirë të Luftëtarit, por njëkohësis­ht ishte dhe më i kontestuar­i nga ana e tifozërisë vendëse.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania