Panorama Sport (Albania)

NOTAT E MILANIT

-

DONARUMA 7 - Beloti, Falke apo Rinkon, cilido qoftë emri i rivalit Xhixho është gjithmonë aty për ta ndaluar. I mrekullues­hëm në të paktën dy situata.

KALABRIA 6 - Vrapime dhe sakrificë, por vazhdon të mungojë në fazën sulmuese.

ABATE 6.5 - Jashtë roli, por gjithmonë brenda ndeshjes. Një tjetër paraqitje dinjitoze në një zonë pak të njohur. ZAPATA 6.5 - Personalit­et dhe cilësi, anulon pa shumë vështirësi Belotin, duke dhuruar edhe ndonjë zbritje. RODRIGEZ 6 - Pasime milimetrik­e dhe ide regjisori në pjesën e parë. Në të dytën përqendroh­et më shumë te mbrojtja.

SUSO 6 - Rritet me kalimin e minutave, por gabon në dy raste, të cilat mund të kishin sjellë rrezik në portën e Sirigut. KESI 6 - Pa njolla e pa lavdi paraqitja e afrikanit, i cili në fazën sulmuese limitohet shumë nga Rinkon. BAKAJOKO 6.5 - Luan me një takim, rikuperon topa dhe bluan kilometra. Ç'mund t'i kërkohet më shumë. Në sekondat e fundit dhuron edhe një asist, por Kutrone nuk e kapitalizo­n.

ÇALHANOGLU 5 - Ndonjë ide interesant­e në fillim të ndeshjes, por bie me kalimin e kohës. I pajustifik­ueshëm. (nga 71' Kastijeho 6,5 - Hyn me shpirtin e duhur dhe kërkon të ndryshojë ndeshjen me shpërthime­t e tij. HIGUAIN 5 - Gabime pa fund në pjesën e parë. Në të dytën përmirësoh­et, por drita e tij është ende shumë e zbehtë për të ndriçuar Milanin.

KUTRONE 5.5 - Zemër dhe grintë në 94 minuta. Problem mbetet goli i pashënuar që mund ta çonte Milanin një pikë larg vendit të tretë.

TRAJNER GATUZO 6 - Skuadra nuk pëson gola, megjithëse mungojnë mbrojtësit titullarë. Për golat përgjegjës­itë bien mbi dy pykat dhe jo mbi trajnerin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania