Panorama Sport (Albania)

Jani Jani Kaçi: Kaçi: Mos Mos ia ia ia fusni shkelmin shkelmin Skënderbeu­t, garën do ta prishë Liga

"Duhet të mbështetet Shehi, po punon shkëlqyer"

- JORGIS MEMO

‘Nuk e prish garën Skënderbeu, mos ia fusni shkelmin Korçës. Tani që u krijua Liga do të shikoni gjëra të tjera". Jani Kaçi ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të klubit korçar, por tashmë pas katër humbjeve radhazi, ish-portieri i famshëm që drejton prej vitesh të rinjtë e Skënderbeu­t, ka një tjetër mendim për ekipin e zemrës. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", ai bën një thirrje të ndjerë për Skënderbeu­n, duke iu drejtuar direkt presidenti­t Takaj. Profesor, Skënderbeu kishte tetë vite që nuk i pësonte në kampionat katër humbje radhazi, pikërisht kur për herë të fundit luftonte për mbijetesë në Superiore. Çfarë përshtypje­je ju bën kjo situatë?

Së pari, më duhet të them se kohët e fundit kam dëgjuar shumë mendime apo komente rreth Skënderbeu­t, por kam arritur në konkluzion­in se shumica e tyre s'kanë qenë aq profesiona­le. Gjendjen aktuale të skuadrës dhe rezultatet e papritura unë i justifikoj, sepse këtij ekipi i është prishur struktura që në fillim nga largimet e shumta. Në këtë moment Skënderbeu ka një ngarkesë fizike dhe psikologji­ke për shkak të tetë viteve të suksesshme. Këto vite kanë qenë të ngarkuara, por këtu diskutojnë në tym, nuk i marrin për bazë këto. Çfarë doni të thoni me këtë?

Është shumë e thjeshtë, sepse e prek atë që po ndodh te Skënderbeu çdo ditë dhe flas me kompetencë. Që në kohën tonë kishte prova shkencore dhe mjekë sportivë që dinin të analizonin gjendjen e individëve dhe formën e skuadrës. Në këtë moment, Skënderbeu nga lëvizjet e shumta që ka pa-

sur në verë, harrojeni që të ketë të njëjtën ecuri si të viteve të kaluara. Unë jam shumë afër ekipit aktualisht dhe ju them me bindje se kjo është thjesht një krizë momentale, që e kalon çdo ekip. Theksuat se jeni shumë afër skuadrës. Në ç'kuptim?

Po, ndryshe nga e kaluara me trajnerët e tjerë, të cilët nuk kishin bashkëpuni­m me ekipet e sistemit zinxhir, këtë sezon me Orges Shehin jemi shumë më afër. Trajneri ka hedhur sytë nga të rinjtë dhe duke bashkëpunu­ar në këtë periudhë, shikoj edhe punën që ai po bën te Skënderbeu. Prandaj, duke parë thuajse çdo ditë stërvitjen, jam i bindur që këtë moment do ta kalojë shumë shpejt Skënderbeu. Pse besoni kaq shumë?

Besoj shumë, së pari te Shehi. Është një djalë që punon dhe kërkon shumë. Por në këtë moment trajneri kërkon mbështetje nga presidenti Takaj. Pra, të afrojë në skuadër disa lojtarë cilësorë, sidomos në repartin e sulmit. Nëse shikon ndeshjet e fundit, nuk mendoj se Skënderbeu ka luajtur keq, paçka se ka humbur. Problemi është se nuk ka konkluduar, pasi nuk ka një sulmues të bëjë diferencën. Pastaj, nuk kemi pse anashkaloj­më situatën me gjyqtarët, që e kanë ndëshkuar ekipin në dy ndeshjet e fundit. Goli që pësuan ndaj Kamzës ishte në një pozicion të dukshëm jashtë loje. Skënderbeu jo që nuk po ndihmohet, por po ndëshkohet nga gjyqtarët. Gjithsesi, duke parë situatën reale në klub dhe disa fenomene objektive, por të kalueshme, kam besim të madh që pas kësaj pauze të kampionati­t Skënderbeu do të jetë komplet ndryshe. E përsëris, Takaj duhet ta ndihmojë Shehin ashtu siç ka bërë me trajnerët e mëparshëm.

Fakti që nuk ka një garanci për të ardhmen nëse

Skënderbeu do të përfaqësoh­et ose jo në Europë, sa mendoni se ndikon kjo në grupin e futbollist­ëve...?

Patjetër që ndikon, pasi ka efekte psikologji­ke te lojtarët. Fakti që lojtarët nuk dinë se çfarë do të bëhet, sigurisht që kjo është diçka prezente te Skënderbeu dhe që ka peshën e vet jo të vogël. Por në këtë moment skuadra nuk duhet të mbingarkoh­et nga emocione të veçanta të njërit ose tjetrit, apo qoftë edhe të grupeve të veçanta. Është momenti që skuadra duhet mbështetur nga të gjithë. Kam qenë unë i pari që kam kritikuar Skënderbeu­n dhe kam vazhduar ta bëj kur shoh fenomene negative, por në këtë moment pas katër humbjeve, nuk duhet zmadhuar situata duke krijuar aludime të kota. Shikoni në klub një humbje besimi për të ardhmen?

Duke ndjekur stërvitjen, nuk kam parë ndonjë humbje besimi te lojtarët. Përkundraz­i, ata po stërviten shumë mirë dhe këtë keni për ta parë që në ndeshjen e vitit tjetër ndaj Partizanit në Korçë. Shikoj që punohet shumë, ndryshe nga herët e tjera. Skënderbeu ka luajtur taktikisht mirë, por ka qenë i ngathët në lojë në sezonet e kaluara.

Ndërsa tani me Shehin ka rritur shpejtësin­ë e lojës me disa lojtarë të rinj që ka, por i mungon cilësia në sulm. Në shumë ndeshje ka qenë superior thuajse ndaj të gjithë rivalëve, por s'ka sulmues rezultativ. Mos ndoshta nga ky Skënderbe nuk duhet pritur kaq shumë, pasi kaq i ka mundësitë apo jo?

Jo, nuk mendoj kështu. Nëse shikon të gjitha skuadrat, mendoj se nuk ka diferenca. Skënderbeu nuk mund të rrëzohet se pësoi katër humbje. Dy fitore radhazi në kampionat rikthejnë gjithçka. Me mbështetje­n e të gjithë faktorëve, skuadra do jetë ajo që kanë pritur tifozët. Këto kriza i pëson çdokush dhe duhet të jemi shumë njerëzorë. Nuk mund t'i futim tani shkelmin Skënderbeu­t kur është keq. Ata djem dhe ai staf kanë nevojë për mbështetje. Unë mendoj se kjo nuk është vetëm në të mirën e Korçës, por të gjithë kampionati­t shqiptar. Këto gabime nuk i bëjnë specialist­ët, por ata që mbushin studiot televizive dhe nuk kanë lidhje fare me futbollin. Nuk e prish garën Skënderbeu, të jeni të sigurt. Duhet të shikoni të tjera gjëra, duke filluar nga Liga.

E keni fjalën për krijimin

e Ligës Profesioni­ste?

Po. Kjo që u bë jo se do të ndryshojë gjë, sepse pati edhe një iniciativë tjetër disa vite më parë me Koço Kokëdhimën. Besoj se tani me këtë që ndodhi më tepër do të prishet gara. Jetojmë në një vend ku ka skuadra që paracaktoh­en se ku do të shkojnë, ndërsa tashmë e shohin Skënderbeu­n me sy tjetër, meqë nuk luan dot në Europë. Gjithsesi, do të vijë koha kur do të flas edhe me emra konkretë se cilat janë këto ekipe. Një koment për stadiumin e zbrazur në Korçë në ndeshjet e fundit...?

Shikoni, ata që e ndiejnë futbollin, me shpirt nuk e braktisin kurrë Skënderbeu­n. Në Korçë ka shumë sportdashë­s që nuk e braktisin ekipin, madje edhe kur flamuri t'i zhduket. Skënderbeu­n nuk e lënë në baltë korçarët e ndershëm, por ata që nuk marrin vesh nga futbolli. Pra, ata që shkojnë në stadium edhe për ndonjë përfitim. Nuk janë tifozë ata që u paguan autobusin presidenti dhe u jep edhe pilafin me kos. Duhet të jemi të gjithë bashkë në këtë situatë. Parimi im është që kur dikush është keq, duhet t'i hedhësh krahun, ndërsa kur është mirë, vazhdon vetë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania