Panorama Sport (Albania)

Vllaznia dhe Bylisi, “kampione dimri”

Hajdari dhe Zogaj zgjidhin ndeshjen me Veleçikun

- BASHKIM RAMEKAJ

Trajneri i 19-vjeçarëve të Vllaznisë, Luan Zmijani, ka reaguar pas diskutimev­e të shumta për lojtarët e rinj të akademisë shkodrane. Dy herë kampion radhazi me këtë grup lojtarësh Zmijani ka kërkuar më shumë interesim të klubit dhe drejtuesve të saj për futbollist­ët e akademisë. Madje, në intervistë­n e

Vllaznia e mbyll në mënyrën më të mirë këtë vit si “kampione dimri”. Skuadra shkodrane ka fituar dje “derbin” ndaj Veleçikut, duke u rikthyer te 3-pikëshi pas barazimit të një jave më parë me Besëlidhje­n. Gjithashtu, kuqeblutë e kanë çuar sërish diferencën në +7 pikë nga Erzeni i vendit të dytë që u ndal në takimin e djeshëm në Lezhë. Sfida e luajtur në “Reshit Rusi” foli për shkodranët që shënuan nga një gol në çdo pjesë loje me Hajdarin e Vjerdhën, ndërsa Veleçiku e pati të vështirë të rezistonte.

NDESHJA

Takimi ka nisur i shpejtë nga të dyja skuadrat. Në minutën e 4-t, koplikasit kanë tentuar portën e Sherrit me sulmuesin Toma që provon nga jashtë zone, por pa rezultat. Më pas janë shkodranët ata që kundërpërg­jigjen në minutën e 9-të dhe 11-të me Xhunior dhe Tafilin, por mungon finalizimi i saktë. Duhej të vinte minuta e 16-të që të zhbllokohe­j rezultati. Shkodranët sulmojnë rrezikshëm në krahun e djathtë me Gurishtën që kroson në zonë dhe aty sulmuesi me përvojë, Hajdari, shfrytëzon një pakujdesi të mbrojtjes vendëse dhe realizon golin e parë të ndeshjes, duke kaluar Vllazninë në avantazh. Pjesa e parë ka qenë e barabartë për të dyja ekipet, që kanë kërkuar të shënojnë në portat respektive. Veleçiku ka krijuar disa momente të rrezikshme në pjesën e parë, por pa arritur të finalizont­e si duhet. Ndërkohë, 45 minutat e dyta të kësaj përballjej­e kanë filluar me epërsi të dukshme të shkodranëv­e të Vllaznisë. Në këtë pjesë, trajneri i koplikasve, Duli, ka hedhur në fushë braziliani­n Aleksandër dhe sulmuesin Hasa. Loja ka ndryshuar disi dhe kur të gjithë mendonin se ishte radha e Veleçikut për të shënuar dhe koplikasit ishin shumë pranë barazimit me Pishtën dhe D.Çokaj, ka ndodhur e kundërta. Kanë qenë shkodranët e Vllaznisë që kanë shënuar. Ata kanë shfrytëzua­r një aksion brenda zonës së rreptësisë, Zogaj i futur si përforcim në pjesën e dytë të takimit, dyfishon rezultatin në të 68-ën. Përpjekjet e koplikasve në minutat e mbetura për të ndryshuar diçka, nuk kanë dhënë rezultat. Vllaznia ka fituar me meritë takimin, edhe pse Veleçiku ka zhvilluar një volum të madh loje, por i ka munguar finalizimi përpara portës. Në këtë mënyrë, Vllaznia e mbyll këtë vit me një 3-pikësh të rëndësishë­m dhe tashmë do të pushojë për disa ditë për t’iu rikthyer sërish përgatitje­ve në fillim të janarit. Nga ana tjetër, Veleçiku zbret në vendin e gjashtë dhe do t’i duhet të luftojë fort në katër takimet e mbetura të fazës së dytë për të kapur 5shen e parë. Koplikasit janë rikthyer në Kategorinë e Parë pas katër sezonesh mungesë dhe deri tani kanë bërë paraqitje shumë të mira. Vllaznia duket se nuk do ta ketë të vështirë rikthimin në Superiore, duke parë që edhe Erzeni, i cili është ndjekësi më i afërt, ka shumë oshilacion­e për sa u përket rezultatev­e që ka marrë deri tani.

 ??  ?? Lojtarët e Vllaznisë duke festuar dje golin e Zogajt
Lojtarët e Vllaznisë duke festuar dje golin e Zogajt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania