Panorama Sport (Albania)

Besa ngec mes tensionit, Tomori pa trajner

Trajneri gjirokastr­it largohet pas humbjes me Egnatian

- ERIS SYLYKU

Besimi për të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit të këtij viti, nuk ka rezultuar i saktë. Tomori ka zhgënjyer ndaj Egnatias, duke humbur me rezultatin 1-3. Ky rezultat i rëndon edhe më shumë pozitat e beratasve, që e mbyllin vitin 2018 në vendin e 8të të renditjes. Lojtarët nuk bindin në asnjë drejtim dhe kjo është një fatkeqësi, që duhet ta përjetojnë tifozët. Madje, ka pasur edhe nga ata tifozë, të cilët janë konfliktua­r fizikisht me disa prej lojtarëve, duke iu drejtuar atyre që të heqin fanellat. Një mbyllje e shëmtuar e Tomorit për këtë vit, në një kohë që e nisi sezonin si pretendent për ngjitjen në Superiore. Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i beratasve, Bledar Devolli është takuar me drejtuesit e klubit ku u ka paraqitur dorëheqjen që është pranuar nga ata. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” pas vendimit, Devolli tha: “Erdha me synimin për të bërë një gjë të mirë dhe të bukur te Tomori me objektivin për të luftuar për elitën. Por, gjërat nuk shkuan si duhet. I marr të gjitha përgjegjës­itë për rezultatet negative në ndeshjet e fundit. Që nga ky moment nuk jam më në krye të Tomorit, duke dhënë dorëheqjen. I uroj suksese skuadrës në pjesën e mbetur të kampionati­t”, tha Devolli në prononcimi­n e tij për gazetën. Dy trajnerë janë larguar nga Tomori deri tani, Gersi Arbri pas javës së parë dhe tashmë tekniku gjirokastr­it.

NDESHJA

Loja ka nisur në superiorit­et për miqtë nga Rrogozhina, të cilët me anë të Branicës godasin shtyllën, pas një topi të dhënë nga Ruço. Tomori do të reagonte më vonë me anë të mesfushori­t Drabo, i cili nuk shënjestro­n siç duhet portën e Haremit, pas një asisti të dhënë nga Shaqe. Beratasit thyejnë “akullin” në minutën e 10-të, teksa Sharavolli kroson në rrëmujë dhe topi i përplasur në këmbët e Bakiasit përfundon në rrjetë dhe 10. Më vonë, Friday do të provonte nga trajektorj­a me një goditje të fortë në trekëndësh, por Haremi largon rrezikun. Në minutën e 28-të, Bakiasi kroson në zonë, ku Canka godet fort me topin që përplaset në traversë. Këtu përfiton Branica, i cili barazon rezultatin në 1-1. Në të 35-ën, Branica godet me anë të një “perle” nga faulli dhe topi përfundon në krahun e djathtë të rrjetës, 1-2. Në të 46ën, Egnatia tregohet e rrezikshme me Cankën që “peshkon” shtyllën, por kundërpërg­jigjja e beratasve do të ishte e menjëhersh­me, ku Sharavolli shënon. Festa e tij prishet nga vendimi i anësorit. Bakiasi në minutën e 63-të dërgon një top pa pretendime në zonën e Kaloshit, teksa ky i fundit gabon rëndë dhe Branica, i gjendur fare pranë, shënon golin e 3-të personal dhe 1-3. Sakaq, beratasit do të reagonin në minutën e 80-të, teksa Dyca kroson për Dervishin, që shkon shumë pranë golit. Minutat e mbetura nuk sollën asnjë rast dhe kjo humbje i ndërlikon jashtë mase objektivat e beratasve.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania