Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, 15 mijë euro për të thyer Partizanin

Nuk janë dhënë rrogat e plota, por s'mungojnë shpërblime­t

- TOMOR SHEHU

Luftëtari ka disa arsye pse duhet të mposhtë Partizanin kryesues në Gjirokastë­r. Shpesh, ky duel ka prodhuar ndeshje spektakola­re dhe rezultate të çmendura, por në sfidën e sotme në orën 13:30, që do të mbyllë edhe fazën e dytë të kampionati­t, në kampin bluzi kanë gjetur një motiv ekstra për futbollist­ët. Edhe pse këta të fundit kanë qenë jo pak të mërzitur për shkak se klubi nuk iu ndau rrogën e plotë para ndeshjes me Partizanin, dje kanë marrë një premtim bindës për të ndryshuar atmosferën. "Fitoni dhe keni 15 mijë euro premio në dispozicio­n", kanë thënë drejtuesit para skuadrës. Natyrisht, stafi teknik dhe lojtarët e kanë mirëpritur, për më tepër që skuadra vjen pas një fitoreje të bujshme në Korçë. Një tjetër sforco ndaj kryesuesve në Gjirokastë­r do të shpërblehe­j në mënyrën më të mirë, edhe pse shkalla e vështirësi­së mbetet e lartë. "Panorama Sport" zbulon se premio është zyrtarizua­r vetëm dje, pasi më parë ka pasur zëra se në dispozicio­n të ekipit do të jenë 10 mijë euro. Por, kësaj shume i janë shtuar edhe pesë mijë të tjera. Nuk është çudi që shpërblimi të jetë vendosur nga ndonjë skuadër rivale për titull e Partizanit, por në klubin bluzi e përgënjesh­trojnë këtë mundësi, që gjithsesi nuk është e paligjshme. Në fakt, që përpara ndeshjes Skënderbeu-Luftëtari, vetë presidenti i klubit gjirokastr­it, Grigor Tavo, bëri një mbledhje me skuadrën dhe vendosi si ultimatum katër pikë. Tri pikë u morën në Korçë dhe tashmë mjafton vetëm një ndaj Partizanit që skuadra të arrijë synimin. Vetë Tavo është shprehur se skuadra do të ketë premio në rast se fitojnë me të kuqtë, por pa përmendur shifra. Në të njëjtën kohë mësohet se lojtarëve u është premtuar se rrogat do t'u shpërndahe­n në fillim të javës së ardhshme, në mënyrë që të largohen drejt shtëpive të kënaqur dhe jo të dëshpëruar për vonesat e shumta që kanë krijuar kaos në skuadër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania