Panorama Sport (Albania)

Cungu: Kukësi im, për rekord

"Për Rrocën dhe Shkurtajn do flas kur t’i kem në stërvitje, dua fitore me krutanët"

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi do të luajë ndeshjen e fundit të fazës së dytë me Kastriotin e vendit të fundit. Verilindor­ët nuk iu zënë "besë" këtyre të fundit dhe pozicionim­it që ata gjenden. Është trajneri Armando Cungu, i cili në konferencë­n për shtyp një ditë para ndeshjes kërkon mobilizim dhe që ekipi i tij të japë maksimumin në këtë takim, pasi ekipet e vendeve të fundit janë shumë të rrezikshme dhe ndeshja e shkuar mes palëve e ka treguar. Sa i kënaqur jeni me Kukësin në dy fazat e para?

Shumë i kënaqur. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me ndeshjet e fundit as me rezultatet, por me ndeshjet e kthimit. E para, kam parë progresin e djemve nga momenti që kam ardhur këtu. E dyta, me krenari mund të them se Kukësi ka bërë një kampionat shumë të mirë në fushën e lojës. Ajo që na ka penalizuar është fakti që kemi shpërdorua­r dhe që luajmë larg shtëpisë. A ka ndonjë ekip tjetër që ka 31 pikë jashtë fushe si ne? Sa i kënaqur jeni me afrimet e fundit, Rrocën dhe Shkurtajn?

Di që flitet shumë për këta lojtarë. Në fushën e lojës nuk kanë dalë ende. Kur të dalin në stërvitje mund të ma bëni këtë pyetje. Normalisht që jam trajner dhe jam për të bërë zgjedhjet e duhura, për t'u dhënë mundësinë lojtarëve që janë më në formë për t'i shërbyer ekipit. Nëse do të vijnë, natyrshëm që do jenë në fokusin tim dhe të klubit për të bërë më të mirën në favor të Kukësit. Presim kontributi­n e çdo lojtari dhe jo vetëm të këtyre që do të vijnë. Nuk e shoh veten në siklet. Ai lojtar që e meriton, do të zbresë në fushën e lojës. Rexhinaldo është një karakter i vështirë, a mendoni se do të përshtatej me Shkurtajn?

Ju po më bëni pyetje apo më bëni edhe formacioni­n? Ndoshta nuk mund të luajnë të dy bashkë, ndoshta mund ta nisë njëri. E thashë edhe më parë. Mua më kërkohet të bëj zgjedhjet e duhura dhe të jeni të bindur që do t'i bëj, sikurse po i bëj deri më sot. Profesioni­stët duhet të sillen si të tillë dhe patjetër që duhet të pranojnë zgjedhjet e trajnerit. Jam i bindur që deri tani kemi pasur të bëjmë me profesioni­stë. Edhe pse stërviten 25 lojtarë, vetëm 11 luajnë.

A do ishin të mjaftueshë­m Shkurtaj e Rroca si afrimet e

janarit?

Nuk më pëlqejnë afrimet e shumta. Një klub duhet të organizohe­t mirë në verë, në dhjetor është e vështirë. Aq më tepër, nuk më pëlqen prishja e ekuilibrav­e. Sa më shumë lojtarë të vijnë, aq më keq është. Si është gjendja e ekipit para ndeshjes me Kastriotin?

Gjendja është e mirë. Lojtarët janë stërvitur mirë, me ritëm. Atmosfera ka qenë e mirë, falë edhe rezultatev­e të ndeshjeve të fundit. Aspekti psikologji­k duhet të jetë në gjendje maksimale, ashtu sikurse edhe seriozitet­i dhe përqendrim­i. Këtë e kam kërkuar në stërvitje dhe djemtë e kanë kuptuar mesazhin tim. Duhet të futemi në fushë për të marrë tri pikët. Nëse vijohet me lojëra, karakterin e sakrificën e bërë deri tani, besoj se do dalim triumfues.

I druheni një nënvlerësi­mi

të Kastriotit?

Këto janë ndeshje shumë të rrezikshme, shumë të vështira. Fakti që kundërshta­ri është i fundit bën që të ketë nënvlerësi­m që janë gabime, jo se neglizhohe­t apo nënvlerëso­het, por thjesht është në mendje, gjë që nuk do të na ndodhë neve. U ka ndodhur edhe klubeve të mëdha në botë. Për mendimin tim, mund të jetë më i vështirë se Partizani e Skënderbeu, Kastrioti nesër (sot). Kështu që, jam i bindur se duke pasur fatin që kemi lojtarë me eksperienc­ë, kemi dhe Shametin këtu, do të fusin frymën e duhur në ekip dhe të mos ketë neglizhenc­a. Sa problemati­k është fakti që jeni pesë pikë larg vendit të parë?

Nuk e shoh si një problem. Kanë qenë 12 pikë disa javë përpara, sot janë pesë. Me pak kujdes mund të ishim dy pikë, pasi luajtëm ndeshjen direkte një javë më parë. Është edhe gjysmë kampionati për t'u luajtur. Siç kemi gabuar ne, kanë gabuar edhe kundërshta­rët tanë. Kampionati nuk ka mbaruar dhe është e rëndësishm­e të jemi grup e të bëjmë më të mirën. Do të rikuperojm­ë edhe më shumë pikë. A ka vend për largime në mesfushë, duke qenë se afrohet Rroca?

Është situatë që duhet diskutuar. Kemi pasur mungesa të shumta kontingjen­ti. Sa më shumë lojtarë të ketë, aq më mirë është. Nuk e bën ekipin një individ, nuk fiton asnjë ekip vetëm me një individ, por fiton me një grup. Kemi treguar që është një ekip grupi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania