Panorama Sport (Albania)

Nica: Lojtarët të tregojnë veten, pres reagim

Trajneri i Kastriotit: Drejtuesit më dhanë garanci

- Bujar Balliu

Kastrioti u ka dhënë dje dorën e fundit përgatitje­ve për ndeshjen e sotme me Kukësin. Numri një i stolit krutan, Stavri Nica, e cilëson përballjen me verilindor­ët si një ndeshje radhe, teksa thekson se u ka kërkuar lojtarëve të japin më të mirën në fushë, pasi duke dhënë më të mirën, edhe mund t'ia dalin. Gjendja aktuale e skuadrës? Situata ka qenë e vështirë pas dy ndeshjeve të fundit, pësimi i shumë golave dhe loja e dobët na ka bërë që të hasim vështirësi në përgatitje­n e skuadrës për ndeshjen e radhës. Megjithatë, besoj se kemi bërë përmirësim dhe shpresoj që atë që kemi bërë gjatë javës në stërvitje, ta implemento­jmë edhe në lojë në ndeshjen e radhës. Kukësi po kalon një moment të mirë, i vështirëso­n kjo synimet tuaja? Unë e konsideroj si çdo ndeshje të radhës. Kundërshta­rët janë të vështirë atëherë kur ne gjërat i bëjmë të lehta, kur mendojmë për ndeshjen, kur mbajmë regjim, kur bindemi se si duhet luajtur dhe si zgjidhet ndeshja. Duhet kërkuar gjithmonë fitorja, duhet krijuar psikologji­a e fituesit, por varet sa të zotë do jemi ne dhe sa do na përgjigjen çunat. Ka presion pas fitores së dy rivalëve për mbijetesë? Ata janë të impenjuar, po marrin pikë, po luajnë futboll dhe kjo na e shton akoma më shumë përgjithës­inë dhe na fut në trysni për ecurinë e kampionati­t Do ta cilësonit si një dhuratë për festa një rezultat pozitiv ? Edhe çunave do t'u kërkoj të japin më të mirën në mënyrë që të marrim një rezultat pozitiv dhe ta kemi si një kujtim të bukur për këtë fundvit. Planet dhe merkatoja? Kam biseduar me drejtuesit dhe kemi rënë dakord që duhet të ndërhyhet në mënyrë të rregullt në merkato, në mënyrë profesiona­le, që të ketë lojtarë të cilësisë në futboll dhe lojtarë që janë profesioni­stë, të cilët mbajnë përgjithës­i për ecurinë e kampionati­t. Tani jemi të përqendrua­r te menaxherët dhe duhet të zgjidhim patjetër problemet nëpër pozicione të veçanta dhe për të përforcuar skuadrën në mënyrë që të jetë e plotë edhe në stol.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania