Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja ndal Erzenin, Lajthia shpëton shijakasit

Lezhjanët nuk ruajnë dot avantazhin deri në fund

- Preng Gjikola

Besëlidhja ndal Erzenin dhe i jep mundësinë Vllaznisë që të shkëputet më shumë në krye të klasifikim­it. Sfida e luajtur në Lezhë është mbyllur në barazim 1-1, me vendësit që kaluan të parët në avantazh që në pjesën e parë, por që më pas pësuan në të dytën, duke mos arritur dot të ruanin avantazhin deri në fund. Nga ana tjetër, Erzeni e sheh veten sërish shtatë pikë më pak se Vllaznia që është në krye.

NDESHJA - Loja ka nisur shumë e fortë dhe nën kontrollin e Besëlidhje­s. Në të 6-ën vjen goli për vendësit. Një aksion shumë i shpejtë i organizuar në mesfushë nga Omar Kamara që pason te Hepaj, i cili shërben për Abubakar të zbuluar që godet saktë dhe shënon, 1-0. Pas këtij momenti janë shijakasit që riorganizo­hen. Pas disa sulmesh e kundërsulm­esh të ndërsjella, në të 20-ën Erzeni ishte pranë golit të barazimit pas një goditje dënimi, që krosohet në zonën lezhjane, por Kabiru e dërgon topin mbi tra. Më pas, loja kalon nën kontrollin e Besëlidhje­s ku ndonjë sulm i saj ndalohej nga virojtësi për pozicion jashtë loje. Në të 25ën janë shijakasit që sulmojnë me shpejtësi me anë të Goxhajt që gabon shënjestër, duke e kaluar topin mbi traun e Bajrit. Pas këtij rasti, loja qetësohet dhe shumë shpejt kontrolloh­et nga lezhjanët e Besëlidhje­s, të cilët ndonëse bëjnë volum të madh lojëe, sapo i afrohen zonës mike, çoroditen. Ndonëse u akorduan 4 minuta shtesë, fraksioni i parë mbyllet me shifrat 1-0 me golin e Abubakar. Me startin e së dytës është Omara Kamara që, pasi merr një top nga Përgjoni i sapoaktivi­zuar, i vetëm përballë Vatës bën një gabim amatores, duke ia dhuruar topin atij. Dy minuta më vonë janë përsëri lezhjanët që kërkojnë golin e sigurisë dhe përsëri bëhet i njëjti gabim, por këtë radhë nga Përgjoni. Më pas janë shijakasit që kërkojnë barazimin dhe në të 68-ën vjen goli i barazimit me autor Lajthinë, i aktivizuar në pjesën e dytë. Kjo është një gjetje e Stojkut. Lajthia, pasi merr një krosim mes dy mbrojtësve, e godet topin me kokë, duke e mposhtur Bajrin. Pas barazimit ishte Besëlidhja që ngulmon në kërkim të avantazhit, por pa mundur që të çajë mbrojtjen shijakase të përforcuar edhe me Goxhaj, të cilin nga sulmi trajneri e kthen në pozicionin e tij të dikurshëm për të mbrojtur barazimin. Deri në fund nuk ka më raste dhe sfida mbyllet në barazim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania