Panorama Sport (Albania)

Burreli e mbyll me fitore, Vora vuan në fund

Matjanët fitojnë sfidën e mbijetesës në fushën e tyre

- Dritan Kurti

Matjanët e kanë mbyllur këtë vit kalendarik me fitore. Burreli mundi pastër dje në stadiumin “Liri Ballabani” ekipin e Vorës. Kanë mjaftuar nga një gol për çdo pjesë që Burreli të dilte i fituar nga ky takim. Megjithëse pritej të ishte një ndeshje e vështirë për shkak se edhe Vora do të kërkonte me çdo kusht rezultat pozitiv për vetë faktin se ndodhet në vendin e fundit të Grupit A, matjanët u treguan superiorë. NDESHJA

Gjithsesi, rasti më i pastër për të shënuar vendësit ishte në minutën e 20-të kur Ajazi ndodhej vetëm 1 metër larg portës mike, por nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë. Goli do të vinte në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë. Sulmuesi Ajazi gjuan një goditje dënimi drejt portës mike, aty gjendet Hyseni, i cili me kokë dërgon topin në rrjetë. Matjanët shkojnë në dhomat e zhveshjes në avantazh. Në pjesën e dytë janë sërish vendësit që kërkojnë me ngulm dyfishimin e rezultatit. Miqtë tentojnë me Nurin, Thaçin e Fuçian në minutat e 53-të, 62të dhe 68-të, por tentativat e tyre nuk përbëjnë rrezik për gardianin e portës matjane, Elidon Selaci. Në minutën e 70-të, Baro humb një rast të pastër para portës mike, pasi në vend që të gjuante drejt portës, pasoi topin te kundërshta­rët. Me futjen e Shimba Olamba në lojë, skuadra nisi sulme edhe më të shpeshta. Është Shimba, i cili në minutën e 75-të merr një top në mesfushë dhe shmang disa lojtarë të Vorës e më pas pason për Baron, i cili tregohet i saktë dhe shënon golin e dytë dhe të fundit për Burrelin. Ndeshja vijoi me sulme të tjera për minutat e mbetura, por aksionet nuk ndryshuan asgjë, duke u mbyllur gjithçka BurreliVor­a, 2-0.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania