Panorama Sport (Albania)

Bylis bën “poker” për arratinë

Lleshi gol për statistikë, miqtë nderohen nga Peposhi, Çela, Kofi e Antoni

- VLADIMIR MEMA

Bylis e mbyll në krye të grupit vitin 2018, teksa ka likuiduar me anë të një "pokeri" në transfertë Elbasanin. Për ballshiotë­t u mendua një sfidë më e vështirë, pasi përballë kishin një Elbasan të rilindur, por rezultoi më e lehtë nga ç'u mendua. Fillimisht ishte Peposhi ai që zhbllokoi shifrat në të parën, ndërsa në fraksionin e dytë Çela, Kofi dhe Antoni siguruan tri pikët e vendit të parë. Goli i Jurgen Lleshit në fund të sfidës ishte shumë pak për një skuadër si Elbasani, e cila këtë sezon duhet t'i bëjë mirë llogaritë me mbijetesën dhe periudha e merkatos duhet shfrytëzua­r për të bërë ndërhyrje në skuadër.

NDESHJA - Minutat e para nisin të qeta nga të dyja ekipet, me një lojë që të vë në "gjumë", ndonëse shkëndijën e parë e jep Balla për vendësit me një goditje nga jashtë zone. Për miqtë kundërpërg­jigjet Murataj dhe loja duket sikur është bërë më interesant­e. Mallakastr­iotët zotërojnë lojën dhe krijojnë raste të rrezikshme në sulm me anë të Bajramajt, por golin do ta shënonte Peposhi pesë minuta nga fundi. Në momentin kur topi mbetet në zonë pas një krosimi nga e majta, Peposhi i vetëm nuk gabon dhe e dërgon sferën në rrjetë. Fraksioni i dytë do të kishte një tjetër ritëm, si në gola dhe në raste, me miqtë që nuk lëshojnë pe dhe Elbasani, i cili duket i pafuqishëm për të shtyrë përpara. Bylisi sulmon dhe godet shtyllën për t'u pasuar me dy gola të anuluar për pozicione jashtë loje. Është Çela që në të 69-ën lëshon një silurë nga jashtë zone, me topin që ndalet në rrjetë. 0 me 2 dhe praktikish­t gjithçka duket e mbyllur, por për të vrarë shpresat e vendësve mendon Kofi në të 77-ën, i cili godet në zonë dhe 0 me 3. Loja luhet thjesht sa për statistikë, sepse vendësit nuk kanë mundësi të bëjnë më shumë, ndërsa ka kohë edhe për një gol të Antonit në të 87ën. Kur të gjithë prisnin përfundimi­n e sfidës, Jurgen Lleshi shfryn dufin brenda zonës me topin që mbetet në këmbët e tij dhe, pasi prek traversën, kalon vijën fatale. Mbyllet gjithçka në shifrat 1 me 4, me Bylisin që duket në rrugë të mbarë, ndërsa verdheblut­ë kanë ende shumë punë për të shpresuar te qëndrimi në kategori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania