Panorama Sport (Albania)

Vllaznia e rrëmben e vetme kreun, Tirana pëson disfatën e parë

-

Do të duhej përfundimi i javës së 10-të që kampionati kombëtar i futbollit për femra të kishte një kryesuese të vetme. Janë pikërisht kampionet në fuqi të Vllaznisë ato që tashmë udhëheqin me 10 fitore, duke përfituar më së miri nga humbja e Tiranës. Vajzat kuqeblu shpartallu­an 10-0 Bilishtin, ku protagonis­te kryesore ishte sulmuesja Megi Doçi me 8 gola. Kështu, Doçi e feston në mënyrën më të mirë çmimin e marrë vetëm disa ditë më parë ku fitoi “Topin e Artë”, duke u zgjedhur si lojtarja më e mirë e vitit 2018. Kryendeshj­a e javës u zhvillua në kryeqytet, ku u përballën Tirana dhe Apolonia. Tirana që kryesonte për 9 javë rresht, duke mos njohur shijen e humbjes, bie pikërisht në shtëpinë e saj, duke u turpëruar nga Apolonia 1-5. Ka qenë një përgjumje më shumë e kryeqyteta­seve, madje duke nisur që nga portierja Elsa Deda, e cila e pëson nga 25 metra golin e parë. Një supergol shënuar nga Antonela Kostaj nga një goditje e lirë. Pas 7 minutash është Vanesa Levenaj që dyfishon shifrat dhe Ilarja Zarkaj e çon në pushim skuadrën fierake me avantazhin 3-0. Një pjesë e parë skandaloze nga skuadra e Tiranës. Fraksioni i dytë flet përsëri për fieraket, ku protagonis­te bëhen motrat Goro, fillimisht Kesjana shënon golin e katërt dhe Klarina të pestin. Në të 72-ën kemi një penallti të veçantë dhe të rrallë. Tota bën një gjuajtje drejt portës dhe portierja fierake, Antigona Hyskja, gjithnjë pozicional­e pret topin, ndërkohë që shoqja e saj e skuadrës, Dorina Demiri, shkon për ta falënderua­r duke prekur topin me dorë, por gjyqtarja kryesore, Emanuela Rustja, duke ndjekur aksionin, akordon 11-metërsh për Tiranën. Nga pika e bardhë godet Sara Begallo, e cila shkurton shifrat në 15. Kjo ndeshje u ndoq nga të dy presidentë­t, Genc Ymeraj dhe Koço Kokëdhima. Në takimet e tjera bie në sy fitorja 14-0 e Kinostudio­s jashtë fushe ndaj Maliqit, fitorja e Juban Danjas 9-0 ndaj Pogradecit. Fitore regjistrua­n edhe Teuta me Termin, të cilat thyen respektivi­sht Dajtin 3-1 dhe AAS 3-2.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania