Panorama Sport (Albania)

Hysaj e Strakosha kalojnë klasën, Bare në ekipin A

-

Kritika dhe shumë diskutime si për paraqitjet e fundit të Strakoshës, ashtu edhe të Hysajt. Mirëpo, në ndeshjet e djeshme të dy shqiptarët janë rikthyer që të luajnë në performanc­ën që të gjithë janë mësuar t’i shohin: mbi mesataren. Lacio triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Kaliarit dhe goli i miqve në portën e Strakoshës u shënua me penallti. Për portierin shqiptar, nota 6.5: “Thirret pak në provë nga sulmuesit e Kaljarit, por është super në dy ndërhyrje. Fargalo e Desena provuan nga fare pranë, por ia del t’i ndalë. I pafajshëm te penalltia”, ishte vlerësimi për Strakoshën. Napoli ka fituar me gol të Raul Albiol ndaj Spalit dhe Elseid Hysaj ka bërë një paraqitje pozitive. Mbrojtësi i Kombëtares është vlerësuar me notën 6: “Performanc­ë e kujdesshme në mbrojtje gjatë pjesës së parë. Në të dytën e shton intensitet­in dhe presionin edhe drejt sulmit”, vlerësohej mbrojtësi kuqezi. Atalanta u mund 3-1 nga Xhenoa, por për portierin Berisha në 90 minutëshin e tij nota ka qenë pozitive. Me gjithë golat e pësuar, portieri kuqezi është vlerësuar me 6.5: “Mund të mos jetë perfekt për nga stili i lojës që bën, ama është shumë efikas. Mposhtet vetëm nga Toloi dhe nga një gjuajtje e jashtëzako­nshme e Lazoviç. Pastaj, ndaj Piatek nuk mund të bëjë asgjë”. Nota 5 për Frederik Veselin në humbjen 2-4 të Empolit në shtëpi me Sampdorian. “Pozitiv në të gjithë pjesën e parë, por në të dytën shkatërroh­et si e gjithë skuadra”, ishte vlerësimi për mbrojtësin kuqezi.

SPANJË – Keidi Bare ka ndjekur nga stoli barazimin pa gola të Malagës në transfertë me Real Oviedon. Për këtë takim shqiptari mori ftesë nga ekipi i parë, si shenjë besimi nga trajneri për përkushtim­in në stërvitje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania