Panorama Sport (Albania)

“Na mungoi agresivite­ti, nuk dua merkato me lojtarë skarco”

-

Interit i ngrin buzëqeshja te pjesa më e bukur, kur tri pikët dukeshin të siguruara. Në Veronë nuk mjaftoi goli i Perisiçit: në fund Kievo gjen barazimin falë parabolës perfekte të Pelisiesë, që u mohon zikaltërve të mbajnë ritmin e Napolit. Pas sfidës, Luçiano Spaleti ka analizuar paraqitjen e skuadrës së tij: "U zumë në befasi nga një situatë tipike e krijuar nga Kievo, që përdor shumë mirë sulmuesit në dyluftimet ajrore. Pelisie u tregua i zoti, është një lojtar që nuk njeh sekrete në të tilla situata dhe na ndëshkoi në një gabim mbi të cilin duhet të punojmë". SINJAL - E të mendosh që Spaleti u kishte dhënë një mesazh të qartë zikaltërve: "Me aktivizimi­n e Lautaros u përpoqa t'i përcillja skuadrës sinjalin që duhet të mbyllnim ndeshjen. Patëm raste të ndryshme, por duke avancuar linjën e mbrojtësve ishte më e lehtë të shënonim golin e dytë, megjithëse ashtu rrezikon edhe situata si ajo që na kushtoi fitoren. Duhet të tregohemi më agresivë në profilin e karakterit, për të mbajtur ato avantazhe që arrijmë Napoli? Do t'i sfidojmë me mendjen te fitorja, sepse distanca u thellua dhe tani pikët na nevojiten më shumë". Në përfundim, një koment i qartë lidhur me lëvizjet e mundshme në merkato, duke ndjekur të njëjtën linjë të mbajtur nga administra­tori Xhuzepe Marota në intervistë­n përpara sfidës: "Afrime në janar? Mendoj se këtë skuadër është e vështirë ta përmirësos­h me skarcimet e të tjerëve, siç ndodh zakonisht në seksionin e janarit". të krijojmë me cilësitë që kemi. Shpeshherë gabojmë në zgjedhjet lidhur me zhvillimin e aksioneve, çka nuk na lejon të marrim maksimumin nga loja jonë". IKARDI DHE MERKATO - Spaleti përdor fjalë të bukura për Ikardin: "Mauro edhe sot (dje) zhvilloi një paraqitje të rëndësishm­e për skuadrën, duke dhënë një dorë edhe në fazën mbrojtëse. Është e qartë që, në nivel kolektiv duhet të shfrytëzoj­më më mirë disa raste si ato që patëm në pjesën e dytë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania