Panorama Sport (Albania)

Barcelona s’fal para syve të Iniestës, mbyll vitin në krye

Mesi-Dembele thyejnë Seltën, Valverde i pakënaqur

-

Përpara syve të Andres Iniestës, i cili është me pushime në Barcelonë, katalanasi­t nuk zhgënjejnë. Fitojnë 2-0 kundër Selta Vigos dhe e mbyllin vitin 2018 në krye të tabelës së klasifikim­it me 3 pikë avantazh me Atletikon dhe 6 me Sevijën që luan sot kundër Leganesit. Golat u shënuan nga Dembele dhe Mesi, me këtë të fundit që vazhdon të blindojë vendin si golashënue­s i kampionati­t.

ZGJOHET DEMBELE- Valverde kishte rikuperuar Semedon, por nuk mund të bënte llogari me Murijon, të sapohuazua­r nga Valencia. Konfirmohe­t Vidal në mesfushë, ndërsa brazilianë­t Artur dhe Kutinjo qëndrojnë në pankinë. Rakitiç nuk pushon kurrë, ashtu si Mesi. “Pleshti” krijoi golin e parë dhe shënoi të dytin. Në minutën e 10-të merret vesh mirë Albën dhe lëshon një predhë në drejtim të portierit Ruben Blanko. Ai e ndal dhe pastaj Dembele mbërrin i pari për ta dërguar në rrjetë. Goli i shtatë për të në kampionat, i dhjeti në sezon. Duket se “alarmi” i orës i ka bërë mirë dhe është zgjuar.

MESI NUK NDALET- Barcelona kishte raste të njëpasnjës­hme me Albën, i cili u ndal nga portieri. Por, edhe Ter Shtegen bën një ndërhyrje të bukur ndaj Maksi Gomezit. Në një ndeshje jo shumë të bukur është sërish dyshja Alba-Mesi që shkëlqen. Buskets jep një top të gjatë për mbrojtësin dhe ky i fundit gjen një hapësirë në mes të mbrojtjes. I vetëm përballë portierit Mesi nuk mund të gabojë dhe shënon golin e dytë të ndeshjes dhe të 15-in personal në këtë kampionat. Pjesa e parë përfundoi 20, po aq sa e gjithë ndeshja. Në të dytën, Selta Vigo humbi Aspasin për një dëmtim dhe nuk kishte histori. Ndeshja u mbyll me raste sporadike dhe administri­m të Barcelonës.

VALVERDE- Pavarësish­t fitores, trajneri Valverde nuk ishte shumë i kënaqur. “Më vjen mirë për fitoren dhe për rezultatin, por ka pasur shumë ndeshje të tjera ku kam qenë më i lumtur dhe më i kënaqur për perfomancë­n. Duhet të përmirësoh­emi akoma më shumë në të ardhmen”, ka thënë trajneri i katalanasv­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania