Panorama Sport (Albania)

“Luftë” për një pikë dhe vendime të dyshimta, Laçi tremb Teutën

Shtubina shënon i pari, por në fund nuk ka fitues

- ANARILDO ALIA

Teuta është e pathyeshme. As Laçi nuk e mundi dot dhe zyrtarisht të besuarit e Bledi Shkëmbit kanë 11 javë pa humbje. Edhe pse barazimi në "Niko Dovana" i rrezikon vendin e dytë (pasi një fitore e Kukësit do i zbriste në renditje), durrsakët e mbyllin 2018-ën me sukses të plotë. Kurbinasit "flirtuan" me fitoren pas golit të Shtubinës në të 37-ën minutë, e megjithatë në të 87ën mendoi një "ish" si Kallaku që t'u prishte festën. Gjithsesi, kjo pikë mund të quhet e vlefshme për ekipin e Besnik Prengës, pasi parakalon Skënderbeu­n dhe kap vendin e 4-t. Duhet thënë që ishte një ndeshje me dy pamje; nëse në të parën u shfaqën miqtë më kërkues, në të dytën Teuta ishte "flakë". Por nuk mungoi as spektakli, kontestime­t dhe tensioni në tunel.

PJESA E PARË - Loja nis me ritëm dhe me Laçin në sulm. Fangaj kroson nga e djathta për Berishën në zonë, e megjithatë Gjorgievsk­i tregohet më i shpejtë dhe devijon topin në këndore. Teuta mundohet që të fitojë terren, por has vështirësi që të futet në zonën e miqve. Kurbinasit shtojnë presingun dhe në të 18-ën është Berisha që gjen hapësirën për të çuar topin në shtyllën e dytë për Shtubinën, por shkodrani nuk e devijon dot në kohë. Durrsakët nuk filtrojnë dot në zonën mike, ndaj tentojnë që të rrezikojnë nga distanca. Provon Kamara në të 28-ën, por topi kalon vetëm ngjitur me shtyllën. Në të 32-ën Progni harkon nga këndorja drejt Gashit që pason me kokë te Sidibe, ky i fundit ul për Shkallën, por gjuajtja e mbrojtësit shkon veçse mbi tra. Insistimi i miqve gjen rezultat në të 37ën. Fangaj merr krahun e djathtë dhe kroson për Shtubinën në zonë, i cili me të djathtën shtyn topin në rrjetë dhe zhbllokon shifrat në 0-1. Teuta ankohet për pozicion jashtë loje, e megjithatë gjyqtari mendon ndryshe. Fundi i kësaj pjese nuk sjellë më surpriza.

PJESA E DYTË - Bledi Shkëmbi nuk pranon disavatazh­in dhe me nisjen e pjesën së dytë largon mbrojtësin Gjorgievsk­i për një mesfushor. Dhe aktivizimi i Uendi Vecajt bën diferencën. Sa hyn e 46-ta minutë, kanë një rast perfekt me Kallakun. Gjuajtja e mesfushori­t nga pika e penalltisë grushtohet mrekullish­t prej Selmanit. Pak sekonda më vonë, Latif dhe Osmani nuk arrijnë të thyejnë portierin e Laçit, pas harkimit perfekt të Prognit nga goditja e këndit. Miqtë "zgjohen" pas të 50-ës minutë, e megjithatë Berisha dhe Eller nuk shënjestro­jnë siç duhet. Vendësit shfrytëzoj­në armën e tyre më të fortë në goditje standarde dhe kjo i bën realisht të rrezikshëm. Në të 73-ën Osmani jep një top të artë për Latif, por gjuajtja me kokë e afrikanit shkon vetëm jashtë. Dy minuta më vonë është Vila që merr një harkim perfekt nga e djathta, por gjuajtja me kokë e të riut nuk është e kalibruar. Gjithsesi, insistimi i durrsakëve gjen rezultat kur fitojnë të drejtën e një goditje dënimi, pas një faulli të diskutuesh­ëm të Selmanit ndaj Kallakut. Ky i fundit e merr përsipër ekzekutimi­n dhe nga 17 metra realizon një supergol me të djathtën. Shpërthen festa në "Niko Dovana", e megjithatë Laçi nuk e pranon barazimin. Mundohet që të reagojë, por hasin në rezistencë­n e vendësve. Akordohen 4 minuta shtesë dhe sapo futet e 93ta, Teuta kishte dy mundësi të mira me Prognin dhe Vecajn, por i pari gjeti vetëm rrjetën e sipërme, ndërsa i dyti u ndal nga grushtimi i Selmanit. Kryesori lejon edhe një minutë më shumë lojë, që mund të sillte golin e dytë. Një top i larguar nga Gjoni shkon te Vila, por gjuajtja e tij me të brendshme, nuk gjen kuadratin dhe për pasojë ndeshja mbyllet me shifrat 1-1.

 ??  ??
 ?? FOTOT: F.Hazizllari dhe P.Pashollari ?? TEUTA-LAÇI 1-1 Topi i ekzektuar nga Kallaku, që solli barazimin në Durrës
FOTOT: F.Hazizllari dhe P.Pashollari TEUTA-LAÇI 1-1 Topi i ekzektuar nga Kallaku, që solli barazimin në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania